• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Në ditën e sotme

April 9, 2018
in Uncategorized
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

– Sot është Dita e Makinistëve të Maqedonisë

1483. – Vdiq mbreti anglez Eduardi i Katërt, udhëheqë i dinastisë Jork në luftën qytetare “Lufta e dy trëndafilave” kundër mbështetësve të dinastisë Lankaster.

1553. – Vdiq shkrimtari francez Fransoa Rable, i cili njihet për veprën e tij satirike “Gargantua dhe Pantagruel”.

1588. – Vdiq piktori italian Paolo Veroneze, njëri ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të pikturimit venecias.

1626. – Në Londër vdiq Fransis Bekon, filozof dhe burrështetas anglez. Ai është njëri ndër themeluesit e materializmit modern në filozofi.

1683. – Zbuluesi francez, Robert Kavelier, Sieur de la Salle, zbuloi një rajon të madh të Amerikës së brendshme për Francën, duke e quajtur atë Luiziana për nder të mbretit Luis XIV.

1831. – Mehmet Reshit Pasha, i nisur nga Janina drejt Shqipërisë së Veriut, sulmoi ushtritë shqiptare në afërsitë e Përlepit. Kjo do të shënonte një ndër disfatat që do sillnin rënien e Pashallëkut të Shkodrës.

1872. – Lindi kryeministri socialist francez, Leon Blym. Në maj 1936 ai u bë kryeministri i parë socialist që prej vitit 1870. U internua në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1873. – Nga Selaniku në Veles arriti treni i parë. Këshilli i punëtorëve të hekurudhave të Maqedonisë më 8 prill 1994 miratoi vendim me të cilin 9 prillin e shpalli Ditë të makinistëve të Maqedonisë.

1898. – Lindi këngëtari dhe aktori amerikan, Pol Robson. I njohur për simpatinë e tij për Rusinë, atij i morën pasaportën për shumë vjet. Kënga “Ole Man River”, fjalët e së cilës ai i ndryshoi për t’ua përshtatur pikëpamjeve të tij, u bë kënga e tij më e dashur.

1915. – Greqia shpall ankesimin e plotë të Shqipërisë jugore si “Epirin e Veriut”.

1921. – Fan Noli zgjidhet kryetar i Partisë Popullore, e para parti politike parlamentare në Shqipëri. Dhe dy vjet me vone zgjidhet kryetar i Komitetit të Çlirimit Nacional. Noli është ndër të parët që propagandon idenë për ta lidhur luftën e popullit shqiptar me atë të popujve të tjerë të shtypur të Ballkanit e të Evropës.

1928. – Në Turqi në kuadër të reformave të cilat i zbatonte Kemal Ataturku islami ndaloi të jetë religjion shtetëror.

1940. – Gjermania ndërmori një ofensivë kundër Danimarkës dhe Norvegjisë në Luftën e Dytë Botërore.

1941. – Manastiri është okupuar nga ushtria naziste gjermane.

1945. – Teologu dhe antinazisti gjerman, Ditrih Bonhoefer, u ekzekutua në kampin e përqendrimit në Flosenburg. Ai u arrestua në vitin 1943 për implikimin e tij në një komplot për të vrarë Hitlerin.

1961. – Vdiq Ahmet Bej Zogu, mbreti Zog. Ai lindi me 8 tetor 1895 në Burgajet të Matit. Ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm, Kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), President (1925-1928) dhe mbreti i parë i Shqipërisë nga 1928 deri më 1939. Me 1 shtator 1928, krijohet monarkia shqiptare me Ahmet Zogun mbret. Në dhjetor të po ketij viti miratohet Statuti Themeltar i Monarkisë, e cila e shpallte Shqipërinë “Monarki parlamentare, demokratike dhe të trashëgueshme”. Pas pushtimit fashist te 7 Prillit, Mbreti Zog u detyrua te largohet ne mërgim, ku nuk e pushoi veprimtarinë politike dhe aksionin diplomatik në favor të zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe restaurimit te Monarkisë, deri kur mbylli sytë me 9 Prill, 1961 ne Paris.

1963. – Uinston Çerçilli u shpall qytetar nderi i SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë.

1974. – India, Pakistani dhe Bangladeshi nënshkruan një marrëveshje për kthimin e robërve të luftës.

1988. – Li Peng emërohet kryeministër i Kinës.

1990. – Forumi demokratik hungarez mori pushtetin pas zgjedhjeve të pas 40 vjetëve komunizëm.

1991. – Gjeorgjia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik, republika e dytë që veproi kështu.

1998. – 119 pelegrinë myslimanë u shtypën për vdekje gjatë një rrëmuje në pelegrinazhin e Haxhit në Arabinë Saudite.

1999. – Në Nigeri ndodhi një grusht shteti ku mbeti i vrarë presidenti nigerian Ibrahim Bare Mainassara.

2000. – Presidenti palestinez, Jaser Arafat, hodhi poshtë mundësinë e një çarmatimi të refugjatëve palestinezë në Liban, me perspektivën e një tërheqjeje izraelite nga Libani i Jugut.

2001. – Në Luksemburg u nënshkrua Marrëveshja për stabilizim dhe asocim dhe Marrëveshja e përkohshme për tregti dhe çështje tregtare mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ratifikoi Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim më 12 prill të vitit 2011.

2005. – Trashëgimtari i fronit princi britanik Çarls dhe Kamila Parker Bouls u kurorëzuan në Uindzor. Kurorëzimi për herë të parë në historinë e monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar është zbatuar sipas procedurës qytetare në komunën lokale. Bashkëshortja e parë e Çarlsit, princeza Dajana, e humbi jetën në një aksident trafiku në Paris në vitin 1997.

2006. – Kanë humbur jetën 29 gra dhe fëmijë në Karaçi, në Pakistan, në një smapedo “njerëzish” e cila u shkaktua pas daljes së besimtarëve nga xhamia.

2007. – Të paktën 26 persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 janë lënduar në përplasjen e një kamioni me një autobus në pjesën perëndimore të Iranit. 

Burimi: MIA

Tags: KALENDARI
Next Post
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom