Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska konfirmoi se Prokuroria Themelore Publike pas zërave është duke hetuar nëse në procesin e adoptimit të fëmijëve nga Ministria kanë kërkuar para. Por, ajo nuk deshi të japë komente shtesë.
“Unë nuk do të komentoja hetimin të cilin e udhëheq PTHP. Të gjitha informacionet që janë kërkuar nga ne dhe me të cilat posedojmë i japim sepse qëllimi ynë është që të kemi shtet të drejtë në të cilin të gjithë ndjehemi të sigurt. Nëse kjo është kështu dhe dëshmohet, pres që të gjithë të cilët janë përfshirë në atë proces të përgjigjen”, tha Carovska.
Në lidhje me atë se a ka hetim për atë se ku përfundojnë fëmijët e vajzave nën përkujdesje nga shtëpitë për përkujdes të cilat lindin në Klinikën për gjinekologji, për çka tregoi interes edhe Avokati i popullit, Carovska shkurt tha se për çdo hetim të cilin do ta hap PTHP me dyshim bazë MPPS do t’i japë të gjitha të dhënat në dispozicion.
Në raportin e Avokatit të popullit, tha ministrja, theksohet kjo temë, por siç tha, nuk bëhen të ditura dëshmi.
“PTHP pas zërave mund të hap hetim dhe edhe më tutje të bashkëpunojmë në lidhje me këtë hetim. MPPS nuk është organ hetues dhe presim që institucionet përkatëse ta përfundojnë punën e tyre. Secili dyshim ose fjalë e thënë publike se diku ekziston tregti me njerëz, fëmijë… duhet të hetohet. Institucionet duhet ta dëshmojnë këtë. Ne si Ministri qëndrojmë dhe jemi të hapur dhe bashkëpunojmë me MPB, me Prokurorinë dhe të gjitha shërbimet përkatëse”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas Info sesionit të MPPS-së dhe Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik për ” #Racion për të gjithë”.
Burimi: MIA