Qeveria do të bëjë gjithçka që nëpërmjet zgjidhjeve dhe ligjeve ekzistuese ligjore t’i bëjë të qasshme të gjitha dëshmitë që përdoren për rihapjen e procedurave për rastet e përndjekjes politike, deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski në konferencën e sotme “Si deri në drejtësi”.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë se çka ka ndodhur në 10 vitet e fundit në Republikën e Maqedonisë. Presioni i madh ndaj gjyqësorit dhe ndaj Prokurorisë publike, kontribuoi që sot të jemi këtu. E gjithë kjo u konstatua në të gjitha raportet e bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Ristovski.
Ai theksoi se Ministria e Drejtësisë udhëhiqet nga të gjitha raportet relevante, se ka hartuar një strategji kombëtare për reforma gjyqësore dhe do të insistojë për rikonsturim thelbësor të sistemit gjyqësor.
Deputeti Pavle Bogoevski, në hapjen e konferencës, tha se në Maqedoni gjyqësori ka nivel rekord të lartë të mosbesimit.
Sllobodan Bogoevski, kryetar nderi i Komitetit për mbrojtjen e të drejtave, theksoi se asnjëherë nuk duhet të lejojë që MPB-ja të jetë seli e një partie politike, ndërsa vendimet të sillen përpara në kabinetin e shefit të policisë sekrete nëse duam një shtet normal dhe Maqedonia të integrohet në botën perëndimore.
Sllagjana Taseva, nga “Transparensi Internashënall”, theksoi se është për admirim qetësia dhe përcaktimi i të gjithë njerëzve të cilëve u është cenuar e drejta në procedura gjyqësore, kjo të bëhet në rrugë institucionale, ashtu siç i ngjan një shteti ligjor, në të cilin do të sundojë drejtësia.
Konferenca “Si deri në drejtësi” është në organizim të Komitetit për mbrojtjen e drejtësisë, në të cilin marrin pjesë përfaqësues prej të gjithë rasteve të mëdha të montuara policore dhe rastet e motivuara politike.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.