Prokurori kompetent publik solli urdhër për kryerjen e një procedure hetimi kundër një personi të moshës 26 vjeçare, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale tentim për “vrasje” dhe vepër penale “rrezikim të sigurisë”. Për shkak të rrezikut nga ikja, ndikimit mbi dëshmitarët dhe përsëritje të veprës penale, dyshuarit iu shqiptuar caktua 30-ditor.
“I dyshuari më datë 1 prill të këtij viti rreth orës 20:30 në një objekt fermë derrash me qëllim ka tentuar të vrasë një person. I dyshuari në gjendje të dehur, me një sasi alkooli në gjak prej dy promilëve, në momentin kur në objekt ka ardhur i dëmtuari, të njëjtit i është drejtuar duke e sharë atë dhe familjen e tij. Më pas i dyshuari ka nxjerr thikë dhe me atë ka goditur disa herë duke i shkaktuar lëndime në trup. Më pas nga objekti ka marrë sëpatë dhe me të njëjtën është nisur drejt personave të pranishëm duke u kërcënuar se do t’i vret, me çka ka rrezikuar sigurinë e të dëmtuarve”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë publike.
Duke konsideruar se ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun nga ikja, ndikimit mbi dëshmitarët dhe përsëritje të veprës penale, Prokuroria speciale publike në Veles deri te gjykatësi në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Veles ka dorëzuar propozim për përcaktimin e paraburgimit kundër të dyshuarit, i cili është pranuar dhe të dyshuarit iu shqiptua masë paraburgimi prej 30 ditëve.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.