Pjesëmarrja efektive e qytetareve dhe qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal dhe qendror në Maqedoni u tregua si domosdoshmëri në procesin e ndërtimit të demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.
Qytetarët dhe organizatat e tyre kanë mundësinë që me të vërtetë të marrin pjesë dhe të ndikojnë mbi politikat publike dhe procesin e vendimmarrjes në nivel lokal, nacional dhe global, ose pjesëmarrja e tyre është pjesë e kërkesave të kartës qytetare që të munden të gjithë qytetarët t’i gëzojnë të drejtata dhe liritë e tyre.
Civili është organizatë në të cilën lufta për të drejtat dhe liritë e njeriut çdo herë është në kontakt me qytetarët, në terren, mes tjerash edhe përmes promovimit dhe përfaqësimit të kërkesave të Kartës Qytetare.
Nga aktivitetet e shumta nga terreni, punëtoritë, anketat dhe bisedat me përfaqësues të organizatave qytetare, u tregua se pjesëmarrja aktive e qytetarëve në zgjidhjen e problemeve të tyre, si edhe në realizimin e qëllimeve për të mirën shoqërore, është imperativ për shoqëri të shëndoshë demokratike.
Anketat treguan se pushteti lokal ka rezistencë ndaj ndërhyrjes në mënyrën e trajtimit dhe zgjidhjes së problemeve në territorin e tyre. Edhe pse vetëqeverisjet lokale në Maqedoni për një periudhë të gjatë ishin në bashkëpunim dhe nën ndikimin e fuqishëm të pushtetit qendror, me ndryshimin e pushtetit, procesi i pavarësimit është i ngadalshëm.
Kjo gjendje bën që qytetaret dhe qytetarët, nga njëra anë të jenë të revoltuar sepse duket sikur asgjë nuk ndryshon, ndërsa nga ana tjetër, frika e rrënjosur nga veprimi i cili mund t’u bëjë dëm, krijon shoqëri pasive, në vend të aktives.
Megjithatë, Civili tregoi suksese të dukshme për nxitjen e aktivitetit qytetar dhe forcimit të vetëdijes qytetare për politikat qytetare dhe efektivitetit të tyre.
Mbështetja e qytetarëve për Kartën Qytetare në evenimentet publike nëpër sheshet anembanë Maqedonisë, tregoi se ka vullnet dhe nevojë nga bashkëpunimi i tyre me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, sepse, siç thonë, ata më së miri e dinë se çfarë u nevojitet dhe çfarë është më prioritare në komunitetin e tyre.
Punëtoritë “Karta Qytetare – Çfarë ka këtu për mua?” në Shkup dhe në Kumanovë iu përkushtuan nxitjes së bashkëpunimit mes sektorëve dhe partneriteteve mes shoqërisë qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe nacional.
Civili përmes interakcionit të ndërsjellë u tregoi pjesëmarrësve nga këto sektorë se nëse ka vullnet, nga njëra anë, dhe vullnet politik nga ana tjetër, bashkëpunimi do ta nxisë pjesëmarrjen efektive, si dhe do të kontribuojë për ndryshimet e nevojshme për qytetarët në nivel lokal dhe qendror.
Karta Qytetare u promovua edhe përmes stendave informative, ndërsa është në dispozicion në të gjitha gjuhët që përdoren në vend.
Projekti është i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare për shoqëri qytetare.
Biljana Jordanovska