Në Gjykatën Penale filloi seanca për lëndën “Ryshfeti” në të cilën duhet të lëshohet xhirimi i plotë për këtë rast, ku është i akuzuar kryeministri Zoran Zaev.
Gjykatësi Darko Todorovski ka vendosur ta pranojë kërkesën e Zaevit dhe avokatëve të tij xhirimi të lëshohet në seancë ku do të jetë prezent edhe opinioni.
Në seancën e sotme i pranishëm është edhe dëshmitari Ivan Nikollov Saçevaliev, të cilit sipas aktpadisë Zaev i ka kërkuar ryshfet.
Seanca e kaluar për “Ryshfetin” u shty sepse në Gjykatë nuk pati mundësi teknike për prezantimin e incizimit të tillë.
Zaev dhe avokatët e tij kërkuan nga Gjykata të mos përjashtohet opinioni kur do të shikohet incizimi në gjykatë, sepse vetëm prezantimi publik do të mund të kthejë një pjesë të nderit dhe autoritetit të humbur të kryeministrit.
Si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së, siç tha Zaev, kërkon që xhirimitë jetë transparent deri në fund dhe prezantimi publik që të munden qytetarët të kenë përshtypjen e tyre për atë çfarë ka ndodhur dhe në fakt për çfarë është bërë fjalë.
Zaev akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej rreth 160.000 eurosh prej biznesmenit të Strumicës, Ivan Nikollov Saçavliev për legalizimin e tokës ndërtimore.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.