Organizatat qytetare në realizmin e tyre të strategjive të tyre programore të përcaktimit, shpesh përballen me sfida serioze financiare. Jostabiliteti financiar e pengon punën e tyre dhe në mënyrë specifike e kufizon të drejtën e qytetareve dhe qytetarëve në pjesëmarrjen aktive në formësimin e shoqërive të tyre.
Një nga kërkesat ishte e përfshirë në Kartën Qytetare – kornizën globale për pjesëmarrje qytetare, është pikërisht e drejta për mbështetje financiare. Më saktë, qytetaret dhe qytetarët dhe organizatat e tyre kanë të drejtë të kërkojnë ose të sigurojnë mbështetje financiare nga vendet e tyre ose të huaja.
Megjithatë, politikat e shteteve të tyre dhe marrëdhëniet me shtetet tjera ndikojnë edhe në qasjen e donatorëve dhe opinionit ndaj aktivistëve dhe suksesit të tyre për realizimin e angazhimeve për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Civili është organizatë e cila në vazhdimësi është në komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët në terren dhe i përfaqëson të drejtat dhe liritë e njeriut anembanë Maqedonisë. Kjo nënkupton nevojë nga nxitja e qytetarisë aktive. Mirëpo, tërheq edhe dukshmëri mediatike, kujdes nga qeveria por edhe nga komuniteti i donatorëve.
Në vitet e kaluara të regjimit të Gruevskit, Civili përballej edhe me mohimin e të drejtës për mbështetje financiare. Shpifje të rënda, diskreditim dhe fushatë e zezë bëhej kundër organizatës pikërisht për shkak të shfrytëzimit të së drejtës për mbështetje financiare. Me fjalë tjera, Civili dhe organizata tjera u gjetën në listën e zezë të qeverisë dhe institucioneve për shkak të shfrytëzimit të kësaj të drejte, të garantuar me të drejtën e vendit dhe atë ndërkombëtare.
Një nga shembujt e shumtë është edhe i vitit 2015, kur Civili ishte shënjestër e fushatës së ashpër të zezë në TV Sitel e cila publikoi artikuj me shpifje dhe ofendime për organizatën dhe përfaqësuesit e saj. Në atë fushatë, Civili ishte publikisht i nxirë me pretendimet se Fondacioni Shoqëri e Hapur ( Soros) ka pranuar mbi 500.000 euro, Civili menjëherë doli me demant në konferencë për shtyp në të cilën u prezantua raport i hollësishëm financiar, sipas të cilit mbështetja totale për gjithë periudhën e ekzistencës së organizatës është nën 11.000 euro ( 50 herë më pak nga pretendimet e TV Sitelit).
Mirëpo, kjo nuk ishte hera e parë e as e fundit që organizata të jetë e përballur me sulme dhe diskreditime të këtilla në sytë e opinionit, për mbështetjen financiare, që është e drejta e pakontestueshme e organizatës dhe konstituentëve të saj.
Inspeksionet ishin instrument për presion në duart e regjimit. Në vitin 2013, Civili kishte inspeksion financiar me një qëllim – të “likuidohet” organizata. Kuptohet, ky akt nuk dha rezultate. Mirëpo, mjaftoi që puna e organizatës përkohësisht u frenua, ndërsa fushata e zezë nuk u ndal në asnjë moment.
Procesi i këtij lloji të diskreditimit të organizatave qytetare, me qëllim të pengimit të punës së tyre, dhe eventualisht edhe të ndërpriten dhe të dënohen “më të padëgjueshmit”, përmes inspeksioneve, policisë financiare dhe akuzave publike se donacionet nga FSHHM (Soros) janë për rrënimin jolegjitim të shtetit dhe pushtetit, ishte i forcuar nga mesi i vitit 2016, si tentimi i fundit për pengimin e luftës kundër demokracisë. Kjo ishte një fushatë e shtrenjte e paramenduar e quajtur “Stop operqacioni Soros”, e cila arriti deri te rrethet më të larta të administratës shtetërore të SHBA.
Hetimet me të cilat duhej të kryhet presioni mbi organizatat joqeveritare, i porositi Komisioni Shtetëror për ndalimin e korrupsionit, i cili vite me radhe ka heshtur për praktikat korruptuese të regjimit të Gruevskit, ndërsa, siç dëshmoi Civili në fillimin e këtij viti, ky institucion me detyrë për ndalimin e korrupsionit, në fakt, ka qenë i korruptuar dhe i partizuar. Civili ka publikuar një seri shkrimesh të cilat i vërtetuan këto dyshime.
Ndërkohë, MPB e ndaloi hetimin nebuloz kundër organizatave joqeveritare. Qeveria e re deklaroi vendosjen e politikave dhe praktikave të reja në pajtim me parimet e partneritetit të hapur qeveritar, gjegjësisht, bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile. Koha do të tregojë se sa do të ketë sukses. Përfaqësimi dhe promovimi i Kartës Qytetare të cilën e zbaton Civili në periudhën e deritanishme, është edhe një tentim të mbështetet ky proces.
Biljana Jordanovska