Vizita e sotme e shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias në Shkup, me fluturim direkt nga aeroporti i Athinës në aeroportin e Shkupit është një nga temat kryesore në mediat greke. Në informacionet informative të mëngjesit në televizionet e Greqisë, gazetarë dhe deputetë nga parti të ndryshme politike debatojnë për udhëtimin e Nikos Koxias në Maqedoni, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina.
Gazetarët në Greqi, theksin e vënë në faktin se negociatat për emrin hyn në fazë kyçe, me propozimet e dërguara dhe nga të dy palët, po dhe në atë se për herë të parë pas 10 vite Koxias me fluturim direkt, nga Athina do të udhëtojë për në Shkup.
“Vizitë historike e Koxias në Shkup”, është titulli i tekstit në agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA, i publikuar disa orë para udhëtimit të ministrit për të Punëve të Jashtme të Greqisë, në Maqedoni.
“Sot pasdite, ministri i punëve të jashtme Nikos Koxias dhe delegacioni grek, i shoqëruar nga ekipe të gazetarëve, udhëtojnë për në Shkup në një vizitë me rëndësi historike, me fluturimin e parë direkt pas 12 viteve, pas riemërtimit të aeroportit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit”, shkruan agjencia e lajmeve greke dhe shton se sonte Koxias do të ketë takim pune me homologun e tij nga Maqedonia, ndërsa nesër takime maratone dhe negociata me zyrtarë të lartë dhe me opozitën.
“Kocias në IRJM, fluturimi i parë direkt Athinë-Shkup”; “Koxias pasdite në Shkup – nesër negociata kyçe për emrin”; “Kocias sot në Shkup për fillim të ri të negociatave”; “Kocias fluturon në Shkup – shumë pakënaqësi dhe klimë e vështirë në negociata”, janë pjesë e titujve në onlajn portalet greke.
Gazetarët grek, si në televizion ashtu edhe në mediat elektronike, i përmendin shtatë pikat nga draft marrëveshja greke, pika të cilët vetë Koxias publikisht i ka deklaruar dhe ato janë: emri, përdorimi i emrit, gjuha, identiteti, përdorim komercial, akronimet dhe shkurtesat. Por, analizojnë në cilat pjesë ka përputhshmëri dhe ku ka dallime në pozicionet e të dy palëve.
Kërkesa greke për ndryshim të Kushtetutës të Maqedonisë, spektri i përdorimit të emrit të ri, por dhe identitetit sipas mediave në Greqi janë pikat për të cilat Shkupi dhe Athina kanë qëndrime të ndryshme.
Duke gjykuar nga artikujt e mëparshëm në mediat greke, siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Athina, nga pesë propozimet e ndërmjetësuesit Nimic, “Gorna Makedonija” – Maqedonia e Epërme është emri të cilën e preferon Greqia, por pa përkthim, në një fjalë të vetme.
Gjithsesi, gazetarët në Greqi, nuk lënë pa përmendur se edhe në vetë qeverinë greke ekzistojnë qëndrime të ndryshme, me partnerin e koalicionit Panos Kamenos, të mos heq dorë nga pozicioni i tij kundër përdorimit të termit Maqedoni në emrin.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.