• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Marshi i të gjallëve në Shkup në kujtim të hebrenjëve të deportuar të Maqedonisë

March 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Marshi i të gjallëve në Shkup në kujtim të hebrenjëve të deportuar të Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Para Muzeut të Qytetit të Shkupit mëngjesin e sotëm u nis karvani simbolik i quajtur Marshi i gjallëve, në kujtim të hebrenjëve të deportuar të Maqedonisë para 75 viteve.

Pjesëmarrësit në marsh lëvizin drejt ndërtesës së Kombinatit të duhanit (ish Monopoli) në nderim para përmendores së 7.144 hebraikëve nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi, të cilët në mars të vitit 1943 janë tubuar në atë vend dhe deri në fund të muajit në tre deportime me vagonë janë dërguar në llogorin e vdekjes në Treblinkë.

Në karvan do të marrë pjesë një delegacion i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, së bashku me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq, i cili sot është për zyrtare vizitë në Maqedoni, do të kyçet në Marshin e të gjallëve në udhëkryqin tek Kryqi i Kuq në qendër të Shkhupit.

Në shënimin e përvjetorit para përmendore së hebrenjëve të deportuar në qarkun Monopol sot do të marrë pjesë edhe kryetari i Qeverisë së Bullgarisë, Bojko Borisov, ku sipas paralajmërimit do të ketë fjalim së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe nënkryetaren e Bashkësisë hebraike në Maqedonisë, Berta Romano Nikoliq.

Më vonë sot do të ketë edhe seancë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i cili të hënën (5 mars 2018) miratoi Deklaratë kushtuar 75 vjetorit të deportimit të herbrenjëve nga Maqedonia.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: deportimi i hebrenjëveMarshMuzeu i Qytetit të Shkupit
Next Post
Ligji për gjuhët nuk sjell përfitime për qytetarët, por vetëm probleme

Ligji për gjuhët nuk sjell përfitime për qytetarët, por vetëm probleme

Kuvendi në mungesë të kuorumit zgjodhi tre nënkryetarë

Këtë javë zgjidhje për mbi 35.000 amendamentet e Ligjit për gjuhët

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom