Pas ratifikimit të Konventës së Stambollit, në Maqedoni duhet të vendosen 25 strehime për viktimat e dhunës, të paktën pesë qendra të krizës për viktima të përdhunimit dhe të paktën tre qendra për viktima të dhunës seksuale. Duhet të hapen edhe më shumë se 20 qendra këshillëdhënëse për intervenim krize, këshillim psikologjik dhe ndihmë falas ligjore.
E gjithë kjo, siç theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska duhet të kontribuojë për rritjen e mundësive për përballje me dhunën ndaj gruas.
Ajo informoi se pas ratifikimit të Konventës së Stambollit përgatitet Plan kombëtar operativ me implementim, i cili do të publikohet së shpejti pasi do të miratohet nga Qeveria.
Sipas saj, është i nevojshëm edukim i të punësuarve në qendrat për punë sociale, Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme dhe të gjykatësve dhe të prokurorëve publikë, të cilët, siç tha, duhet ta njohin dhunën dhe ta sanksionojnë në pajtim me peshën e veprës së bërë. Këto, siç potencoi, janë ndryshime kyçe të cilat vijojnë për pranimin e Konventës së Stambollit dhe integrimin në shoqërinë tonë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipe informoi se në Repartin për mjekësi ligjore të Fakultetit të mjekësisë në Shkup, vitin e kaluar janë trajnuar 60 punonjës të shëndetësisë për përballje me këtë problematikë dhe se është paraparë që këto trajnime të vazhdojnë edh sivjet në bashkëpunim me Organizatën civile “HERA” dhe me Fondin për popullatë të KB-së.
“Në periudhën e ardhshme, punonjësit shëndetësorë do të marrin edhe trajnime të specializuara në temë ‘dhuna ndaj grave’ dhe ‘menaxhim klinik i përdhunimit’. Ministria e Shëndetësisë si një prej aktorëve kyç në këtë sferë përgatit edhe protokoll për sigurimin e trajtimit dhe kujdesit gjithëpërfshirës gjatë dhunës seksuale”, tha Filipçe në ngjarjet në organizim të Zyrës së KB-së në Maqedoni me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas.
Ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNDP-në intensivisht punon në vendosjen e tre qendrave për udhëzimin e grave nga dhuna seksuale, në pajtim me Konventën e Stambollit, njërën nga Klinikat universitare për gjinekologji dhe obstetrikë dhe nga një prej spitaleve në Kumanovë dhe në Tetovë.
Ato tërësisht do të pajisen dhe stërvitjen për qasje të personave me aftësi fizike, siç përshkruan kjo konventë.
“Në tre qendrat, punonjësit shëndetësorë do të japin shërbime sipas procedurave të standardizuara me të cilat do të parandalohen shumë jetë të rrezikuara dhe komplikime potenciale, ndërsa në pajtim me këtë do të shpëtohen jetë”, tha Filipçe, i cili shtoi se në vitet në vijim planifikohet të hapen qendra të tilla gjithkund nëpër Maqedoni.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.