Anëtarja e komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Zhaklina Damçevska sot dha dorëheqje, pohuan për MIA-n nga Komisioni për Antikorrupsion.
Dje dorëheqje dhanë edhe kryetari i KSHPK-së, Igor Tanturovski, ndërsa paraprakisht dorëheqje dhanë dhe anëtari i komisionit dhe kryetari i mëparshëm, Goran Milenkov.
Tre anëtarët e KSHPK-së u tërhoqën nga funksioni para disa ditëve pas publikimit të raportit nga revizioni i brendshëm, i kryer nga ana e Komisionit. Në raport janë theksuar dyshimet për shpenzimet fiktive rrugore dhe shpenzime nga paratë e buxhetit.
Për raportin e revizorëve për Komisionin për Antikorrupsion hetim ka nisur Prokuroria speciale, ndërsa shumica parlamentare u bëri thirrje anëtarëve të japin dorëheqje apo do të iniciohet shkarrkimi i tyre.
Burimi:MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.