• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani: Stabiliteti politik i Gjermanisë nxitje bazë për procesin e zgjerimit të BE-së

March 6, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Osmani: Stabiliteti politik i Gjermanisë nxitje bazë për procesin e zgjerimit të BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

“Stabiliteti politik i Gjermanisë është parakusht i rëndësishëm për një Evropë të prosperuar dhe të bashkuar, dhe njëkohësisht paraqet edhe nxitje bazë për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi sot Osmani Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin me deputetin nga radhët e të Gjelbërve në Bundestagun gjerman, Manuel Saracin.

Osmani në takim me Saracin, i cili është gjithashtu edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, si dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, shprehu kënaqësinë nga progresi i realizimit të marrëveshjes për koalicionin e ri të gjerë qeveritar në Gjermani, duke shprehur shpresën se impulsi dhe mbështetja e re pozitive për procesin e zgjerimit në mënyrë të barabartë do të reflektohen edhe në përbërjen e re si deri më tani.

“Duke e pasur parasysh mbështetjen politike, si dhe mbështetjen financiare dhe zhvillimore të Maqedonisë, Gjermaninë e konsiderojmë si vend mik dhe partner i vendit me mbështetje të madhe për aspiratat tona evropiane dhe euro-atlantike, e cila edhe personalisht u konfirmua nga ana e Kancelares Merkel, si dhe nga Presidenti Shtajnmajer”, theksoi Osmani.

Ai i shprehu falënderime Gjermanisë edhe për rolin aktiv të saj në mbajtjen e procesit të zgjerimit lart në agjendën e Bashkimit Evropian, në veçanti përmes iniciativës së “Procesit të Berlinit”.

Në kontekstin e mesazheve që i përmban Strategjia e Komisionit Evropian për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025 ai nënvizoi se e njëjta jo vetëm që paraqet një dokumentet kyç me të cilën do të përforcohet orientimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe me saktësi valorizon edhe progresin e fundit të Republikës së Maqedonisë

“Me këtë hapet mundësi historike për kthimin e Republikës së Maqedonisë në binare evropiane dhe bashkimin e saj drejt dinamikës së zgjerimit 2025”, shtoi Osmani në takim.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: Ballkanbundestagintegrimeprocesi i zgjerimit te BE
Next Post
Seanca e Kuvendit për Ligjin për gjuhët ricaktohet për ora 15:00

Seanca e Kuvendit për Ligjin për gjuhët ricaktohet për ora 15:00

Përgjigje qytetare e betejës së pakursyer për dominim dhe kontroll

Përgjigje qytetare e betejës së pakursyer për dominim dhe kontroll

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom