Kryetari i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Igor Tanturovski dha dorëheqje, konfirmuan për MIA-n nga Antikorrupsioni.
Ai sot në mëngjes e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend.
Dorëheqje dje dha edhe anëtari i Komisionit dhe ish-kryetar i tij, Goran Milenkov, i cili ishte i aari që u tërhoq nga funksioni, pasi që para disa ditëve u publikua raporti skandaloz nga revizioni i brendshëm i bërë në Komision.
Në raport janë cekur dyshimet për pagesë të urdhëresave fiktive p.r rrugë dhe shpenzim të parave buxhetore.
Në raportin e revizorëve për Antikorrupsionin, hetim hapi Prokuroria publike, ndërsa shumica parlamentare u bëri thirrje anëtarëve të japin dorëheqje ose do të inicohet shkarkimi i tyre në Kuvend.
Tanturovski këto ditë mohoi se ka paligjshmëri në punën e Komisionit dhe tha se nuk do të japë dorëheqje.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.