Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt të vitit 2018 në krahasim me janarin e vitit 2018 nuk shënojnë ndryshime dhe janë në nivelin e njëjtë, ndërsa në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar janë rritur për 1,2 për qind.
Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, në shkurt të vitit 2018 në krahasim me janarin e vitit 2018 rritje e shërbimeve është evidentuar tek grupi Pije alkoolike për 0,1 për qind.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – shkurt 2018 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 1,2 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 është rritur për 0,2 për qind.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.