Në Shkup për nesër është paralajmëruar një protestë tjetër për rastin e Almir Aliut, i cili e humbi jetën pasi që u shtyp me veturë nga personi Boban Iliq nga Kumanova.
Protesta është caktuar për në ora 13:00, para Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë.
Shkak i protestave është bërë vendimi që aktakuza të ndryshohet nga vrasja në aksident komunikacioni me pasojë vdekjen.
Protesta mbahet me moton “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.