Shkelje të ligjeve për mbrojtje sociale dhe të familjes, akte nënligjore, akte të përgjithshme, individuale dhe të tjera të miratuara në lidhje me procedurën për vendosjen e personave nën kujdestari, akomodimin e një fëmije në një institucion dhe akomodimin e një fëmije pa kujdes prindëror në familje kujdestare. Këtë e ka konstatuar inspektimi social në vëzhgimin e jashtëzakonshëm inspektues, i cili u zhvillua dje në Qendrën ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit me qëllim që të hetohen të gjitha rrethanat në rastin e vajzës minorene R.I.
Në bazë të rezultateve të deritanishme, siç informon sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), përgatisin padi kundërvajtëse dhe penale për persona përgjegjës dhe profesionistë, ndërsa të gjitha njohurit dhe dëshmitë për këtë rast dorëzohen në Prokurorinë Publike Themelore.
MPPS kumtoi se në periudhën derisa R.I ka qenë e akomoduar në një familje kujdestare dhe në procedurën për mbajtjen e kujdestarisë ndaj një personi minoren, është konstatuar se kujdestarët janë ndërruar shpesh dhe kanë munguar elemente kyçe nga funksioni i kujdestarisë.
Qendra disa herë ka dhënë pëlqim për takimin dhe qëndrimin e minorenes R.I tek prindërit e saj edhe krahas asaj që u është marrë ushtrimi i të drejtës prindërore ndaj tre fëmijëve minorenë, për shkak zë keqpërdorimit të vazhduar dhe lënien pas dore të detyrës prindërore. Është dokumentuar siç theksohet, se gjatë qëndrimit te prindërit, ajo sërish është dhunuar dhe detyruar të lypë.
Krahas evidentimit të përgjegjësisë në Qendrën për Punë Sociale, MPPS paralelisht e heton edhe punën e Entit për Kujdesin e Fëmijëve me Probleme Edukativo-Sociale dhe Sjellje Shqetësuese, ku në vijim është ekspertizë inspektuese.