• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në KB fillojnë negociatat për marrëveshje globale për emigrim

February 21, 2018
in BALLINA, BOTA, POLITIKË
Në KB fillojnë negociatat për marrëveshje globale për emigrim
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet anëtarë të KB-së, me përjashtim të SHBA-së, sot do të fillojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes globale për emigrim, e cila duhet të nënshkruhet në dhjetor në Marok. Marrëveshja nuk do të jetë e detyrueshme. 

Gjashtë raunde të bisedimeve do të miratohen deri në korrik, nga një në çdo muaj. Qëllimi është që të arrihet marrëveshje, e cila më pas zyrtarisht do të nënshkruhet në takimin e kreut në Marok më 10 dhe dhjetor, thonë diplomatë.

Qëllimi i iniciativës është që të përforcohet bashkëpunimi në fushën e emigrimit ndërkombëtar në të gjitha dimensionet e veta, thuhet në draft marrëveshjen.

Draft-marrëveshja, e cila i përngjan Marrëveshjes për Klimën në Paris, e respekton “sovranitetin e shteteve”, njëkohësisht duke pranuar se “asnjë vend nuk mund të merret vetë me fenomenin e emigracionit”.

“Me rëndësi thelbësore është që emigrimi ndërkombëtarë të na bashkojë, në vend që të na ndajë”, është nënvizuar në draft- marrëveshjen.

SHBA-ja e cila ka marrëdhënie të tensionuara me Meksikën kur është në pyetje emigrimi, publikuan në fund të vitit 2017 se janë të përjashtuar nga marrëveshja për shkak të dispozitave, me të cilat e kundërshtojnë politikën e re të emigrimit të presidentit Donald Tramp.

Hungaria mendonte që ta ndjekë shembullin e SHBA-së, por u tërhoq, thonë burime diplomatike.

Në këtë draft-marrëveshje bëhet fjalë për “mirëkuptim reciprok” për fenomenin e emigracionit dhe për nevojën për të gjeneruar “përgjegjësi të përbashkët” dhe “qëndrime unike”.

Në dokument ka 22 masa konkrete, si mbledhja e të dhënave për emigrantët, sigurim të dokumenteve për identifikimin e tyre, për të siguruar kujdes të veçantë për gratë dhe fëmijët, qasje në shërbimet sociale për emigrantët, si dhe masat kundër diskriminimit.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: KBMARRËVESHJE GLOBALE PËR EMIGRIM
Next Post
Zaev në Berlin në takim me Merkelin dhe Shtajnamerin

Zaev në Berlin në takim me Merkelin dhe Shtajnamerin

Koxijas e ka informuar Ciprasin për zhvillimin e negociatave për emrin

Koxijas e ka informuar Ciprasin për zhvillimin e negociatave për emrin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom