• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Tryezë e rrumbullakët për bashkëpunim të investuesve të huaj dhe furnizuesve lokalë

February 21, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Tryezë e rrumbullakët për bashkëpunim të investuesve të huaj dhe furnizuesve lokalë
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëpunimi midis kompanive të huaja dhe furnizuesve lokalë do të përmirësohet përmes projektit që do ta realizojnë Këshilli i investuesve të huaj dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë, me Fakultetin Mekanik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.

Për mundësitë për rritje të bashkëpunimit sot Këshilli i investuesve të huaj organizon tryezë të rrumbullakët në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Me projektin dyvjeçar do të përmirësohet puna e disa kompanive lokale që të rriten konkurrenca dhe kapacitetet për bashkëpunim më të mirë me investuesit e huaj në shtet, që ata të jenë të përfshirë në sistemin e furnizimit.

Projekti është financuar nga fonde të Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA) dhe realizohet në partneritet me Universitetin e Vjenës për teknologji – Instituti për menaxhment në shkencë, me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në tryezën e rrumbullakët është paralajmëruar fjalim i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev,  kryetarit të Këshillit të investuesve të huaj Shtefan Peter, dekanit të Fakultetit Mekanik Shkup prof. dr. Darko Danev, si dhe prof.dr. Robert Minovski, partner udhëheqës dhe profesor në Fakultetin e Mekanik.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: bashkëpuniminvestimeoda ekonomike e maqedoniseVjenë. Këshilli i investuesve të huaj
Next Post
Kuvendi në mungesë të kuorumit zgjodhi tre nënkryetarë

Kuvendi në mungesë të kuorumit zgjodhi tre nënkryetarë

Euroambasadori Zhbogar për vizitë në Dibër

Euroambasadori Zhbogar për vizitë në Dibër

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom