• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Dimitrov për BNT1, Maqedonia dhe Bullgaria të punojnë së bashku për një ardhmëri më të mirë

February 17, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Dimitrov për BNT1, Maqedonia dhe Bullgaria të punojnë së bashku për një ardhmëri më të mirë
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në një intervistë për emisionin Panorama, që u emetua mbrëmë në televizionin bullgar BNT1, theksoi se Maqedonia dhe Bullgaria nuk mund të ndryshojnë historinë, por mund të punojnë bashkërisht për një ardhmëri më të mirë.

Ne nuk mund ta ndryshojmë historinë. Kjo është e këtillë. Të gjithë jemi krenarë. Mund të punojmë së bashku që të kemi një ardhmëri më të mirë, tha Dimitrov.

Sipas tij, është me rëndësi për historinë të bisedojnë historianët, ndërsa puna e udhëheqësve politikë është e ndërlidhur me të tanishmen dhe të ardhmen.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë e përcaktoi si progres dhe rritje në marrëdhëniet midis të dy vendeve.

Theksoi se rezultatet e para nga Marrëveshja veçmë janë të dukshme, duke sqaruar se rritje vërehet  në tregti, turizëm, ndërsa gjithashtu edhe po intensifikohen bisedimet për Korridorin 8 dhe për linjën hekurudhore Sofje-Shkup.

Lidhur me kontestin me Greqinë për emrin përmendi se Maqedonia bën gjithçka që është në fuqi të saj që të arrihet zgjidhje.

Ai sqaroi se ka dy qëllime në procesin e kërkesë së zgjidhjes për emrin.

Qëllimi i parë është të ketë dallim të qartë midis shtetit të Maqedonisë dhe rajonit të Greqisë. I dyti është të bëhet të mënyrë dinjiitoze. Maqedonasit janë të gatshëm të pranojnë përcaktim gjeografik, thotë shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Dimitrov shton se në procesin për zgjidhjen e kontestit për emrin për momentin po zhvillohet midis forcave të së ardhmes dhe forcave të së kaluarës.

Tags: BullgariaDimitrovDiplomaciMaqedonia
Next Post
Kosova feston 10-vjetorin e Pavarësisë

Kosova feston 10-vjetorin e Pavarësisë

UNICEF: Përkujdesi institucional nuk mund t’i mbrojë fëmijët nga abuzimi

UNICEF: Përkujdesi institucional nuk mund t'i mbrojë fëmijët nga abuzimi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom