• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Seancat gjyqësore për “Trajektorja” dhe Trust” në Gjykatën Penale

December 26, 2017
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Seancat gjyqësore për “Trajektorja” dhe Trust” në Gjykatën Penale
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar gjykime për lëndët e PSP-së “Trajektorja” dhe “Trust”.

Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Ata janë të dyshuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë aksione me të cilët në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinoc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së, u kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën shumë kompanisë realizuese i kanë ofruar të përfitojë dobi pronësore.

Труст

Në gjykatë seancë gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Trust” në të cilën i akuzuar i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, midis të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PSP, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion nga 3.8.2011 dhe 6.10.2011.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

 

Tags: "Trust"civil albGruevskiLupço GeorgievskiMile JanakieskitrajektoriTrajektorja
Next Post
Më ftohtë në Manastir, Shkup Petrovec dhe Berovë

Më ftohtë në Manastir, Shkup Petrovec dhe Berovë

Shërbimet sekrete, para shiut

Të provojmë me jurish në klinikat?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom