• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Zgjidhen dy funksione të pritura gjatë – Prokurori Publik shtetëror dhe ministri i Shëndetësisë

December 26, 2017
in LAJME, POLITIKË
Zgjidhen dy funksione të pritura gjatë – Prokurori Publik shtetëror dhe ministri i Shëndetësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvend dje u votuan dy funksione për të cilat u prit për një periudhë të gjatë – Lubomir Joveski u zgjodh Prokuror Publik Shtetëror , ndërsa dr. Venko Filipçe – ministër i ri i Shëndetësisë. Votimi u mbajt pa prezencën e deputetëve nga opozita.

Procedura për zgjedhjen e prokurorit publik të RM-së filloi verës kur në Parlament më 17-të gusht u shkarkua Marko Zvërleski. Procesi u bllokua për shkak fushatës dhe Zgjedhjeve Lokale, ndërsa ndërkohë këtë  funksion  e ushtronte, Liljana Spasevska.

Prokurori Publik ka mandat prej gjashtë vjetëve me të drejtë të riemërimit. Gjashtëdhjetë e trevjeçari Joveski në punën e tij të deritanishme ka vepruar në sferën penale. Mbi 15-të vjet ka punuar si gjykatës në lëndët penale, ndërsa një mandat ka udhëhequr me Gjykatën Themelore Shkupi 2. Ka edhe përvojë pune prej mbi 12-të vjet si prokuror publik dhe shtatë vjet në sferën e ekzekutimit të sanksioneve penale. Nga viti 2015 është anëtarë i Këshillit për prokuror publik të RM-së.

Në deklaratën solemne Joveski u obligua se do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet dhe se do të punojë me nder, me ndërgjegje dhe në mënyrë të paanshme. Do të punojë në kthimin e besimit të qytetarëve në Prokurorinë Publike.

“Jemi para një sfide të madhe që ta kthejmë besimin e humbur në punën e Prokurorisë para qytetarëve dhe të profilizohet si institucion profesional i cili do t’i ndjekë autorët e veprave penale. Për këtë shkak do të punoj që Prokuroria ta mbrojë ligjshmërinë dhe të sigurojë sundim të së drejtës në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Joveski.

Deputetët nga shumica qeveritare dje në seancë kuvendore e votuan edhe ministrin e ri të Shëndetësisë Venko Filipçe. LSDM-ja e ndërmori dikasterin e Shëndetësisë pas tërheqjes së Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët për shkak kandidimit për kryetar komune të Gostivarit.

Negociatat për njeriun e parë të Shëndetësisë zgjatën më shumë se një muaj. Kryeministri Zoran Zaev solli vendim ministër i Shëndetësisë të jetë nga LSDM-ja që shkaktoi reagim të liderit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, i cili insistonte partia e tij ta mbajë resorin duke sjellë në pikëpyetje pjesëmarrjen e mëtejme në koalicionin  qeveritar. Por sipas Zaevit, Aleanca paraprakisht e ka fituar këtë dikaster për shkak kandidatit Taravari, ndërsa kësaj here partisë së i re i ofroi vendin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë për reforma.

Pas zgjedhjes së Filipçes në Parlament. Sela dhe bashkpartiaku i tij Suria Rushiti e braktisën seancën kuvendore, Për mediat Sela deklaroi se partia e tij do të mbetet në koalicionin qeveritar deri në miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ministri i ri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe (Shkup, 1977), ka diplomuar në fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 2001, specializimin për neurokirurgji e ka filluar në vitin 2003, ndërsa e ka përfunduar në vitin 2008. Asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup është zgjedhur në vitin 2004, ka magjistruar në vitin 2011 dhe ka doktoruar në vitin 2015. Sivjet është zgjedhur docent në Fakultetin e Mjekësisë. Është kualifikuar në qendrat e neurokirurgjisë në Grac, Beograd, Dejton, Kokumbus, Stamboll, Cyrih. Në vitin 2012 ka mbaruar për fellouship për neurologjinë intervente me çfarë është bërë neurokirurgu i parë në vendet përreth i cili e ka themeluar neurologjinë hibride në Klinikën në Shkup.

Në seancën e 27-të të Kuvendit për ministër pa dikaster të angazhuar për zbatimin e Strategjisë së romëve është zgjedhur Aksel Ahmedovski, i cili vjen në vendin e Samka Ibrahimovski. Njëherit Kuvendi e shkarkoi Vllaste Dimkoviqin nga funksioni zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe në vendin e tij e emëroi Bllage Cvetkoviqin. Zëvendësministër i Arsimit u zgjodh, Arbër Ademi.

Në seancë janë konstatuar dorëheqjet e kryetarit të KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, nënkryetarit të KSHZ-së, Rexhep Prekopuca, si dhe e anëtarëve të KSHZ-së, Atanas Urumov, Igor Milev, Subhi Jakupi, Violeta Duma, Sasho Sërcev dhe Silvana Boneva. Atyre, siç theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u ndërpritet funksioni dhe angazhimi në KSHZ me kërkesë personale, para skadimit të mandatit.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: civilLubomir Joveskiministri i ShëndetësisëProkurori Publik shtetërorVenko Filipçe
Next Post
Seancat gjyqësore për “Trajektorja” dhe Trust” në Gjykatën Penale

Seancat gjyqësore për "Trajektorja" dhe Trust" në Gjykatën Penale

Më ftohtë në Manastir, Shkup Petrovec dhe Berovë

Më ftohtë në Manastir, Shkup Petrovec dhe Berovë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom