• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Civili ndan pesë shpërblime të reja për gazetari qytetare

December 20, 2017
in Uncategorized
Civili ndan pesë shpërblime të reja për gazetari qytetare
Share on FacebookShare on Twitter

Civili ndan pesë çmime të reja për gazetari qytetare për artikujt më të mirë të gazetarëve qytetarë në periudhën nga 1 tetori deri tani. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet të premten, më 22 dhjetor, në hotelin City Park, me fillim në ora 13.

Kjo ngjarje është në kornizat e evenimentit tërëditor “Perspektiva 2018” në organizim të Civilit.

Shpërblimet për gazetari qytetare janë kuponë me vlerë për pajisje kompjuterike dhe komunikimi, nga të cilat çmimi i parë është 110 dollarë.

Artikujt e shpërblyer të gazetarëve qytetarë edhe në këtë cikël shpërblyes të Civilit, i trembëdhjeti me radhë, kanë të bëjnë me problemet e përditshme me të cilat përballen qytetaret dhe qytetarët në bashkësitë e tyre, sjelljen e papërgjegjshme në trafik, parashtrojnë pyetje deri te institucionet, afirmojnë çështje lidhur me të rinjtë…

Civili deri tani ka ndarë 60 shpërblime për gazetari qytetare në kornizat e projektit “Objektivi qytetar” në dy vitet e kaluara. Tani gjendemi në vitin e tretë të implementimit të këtij projekti në të cilin ka shumë elemente dhe qasje metodologjike, të përshtatura ndryshimeve shoqërore në vend. Projekti “Objektivi qytetar” është projekt për procese transparente dhe përgjegjëse  politike, përmes mbështetjes dhe popullarizimit të gazetarisë qytetare, ngritjes së vetëdijes, edukimit qytetar dhe aktivizmit të qytetarëve për të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

Ky është projekt që siguron trajnim dhe mundësi për qytetarët të marrin pjesë, të vëzhgojnë dhe të informojnë për ngjarje që janë të rëndësishme për ata, bashkësitë e tyre lokale dhe proceset në nivel lokal dhe nacional. Ky projekt u rrit në mjet të rëndësishëm për qytetarët, që ti përkujtojnë autoritetet dhe funksionarët për obligimin e tyre të jenë transparentë dhe të përgjegjshëm.

Projekti është i financuar nga National Endowment for Democracy.

Tags: civilgazetari qytetareObjektivi qytetarshpërblimetë drejtat e njeriuttransparencë
Next Post
Shërbimet sekrete, para shiut

Filipçe dhe gomari te Bajkonuri

Debat për ndryshimet e mundshme në Ligjin për media

Debat për ndryshimet e mundshme në Ligjin për media

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom