Vendi i parë për ndotjen e ajrit në Shkup, i nxiti qytetaret dhe qytetarët që nesër në ora 12 të mblidhen para Qeverisë dhe ta “shënojnë” arritjen e madhe, për fat të keq! Në thirrjen në rrjetet sociale “Ngrituni për ajër të pastër”, deri tani kanë paralajmëruar prezencë dhjetëra mija qytetare(ë).
“Protesta nuk është e organizuar nga parti politike, është e organizuar nga qytetarë…Është e organizuar nga ti, unë, nga fëmijët e tu, nga prindërit e tu, nga të gjithë ne që frymojmë ajrin e ndotur. Preferohet të mbani maska në protestë. Transparente- secili sipas inspirimit të vet”, thuhet në thirrjen.
Iniciativa qytetare “O2 Koalicioni për ajër të pastër” bashkë me shoqatat dhe iniciativat qytetare, aktivistë nga gjithë Maqedonia, para disa ditësh, ka dorëzuar kërkesë deri te Presidenti i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, për ridistribuimin e mjeteve buxhetore drejt mbrojtjes së rritur të mjedisit jetësor, uljen e ndotjes dhe ndalimin e ndërtimit të minierave, me sigurimin e mjeteve jo më pak se 2.5% për Mbrojtjen e mjedisit jetësor nga shpenzimet për 2018.
“Nëse nuk pranohen kërkesat, ne si qytetarë, do të marrim hapa ligjore dhe do të ngritim padi kundër Republikës së Maqedonisë për shkeljen e konventave të ratifikuara, Kushtetutës, të drejtave të njeriut, dhe të drejtat e fëmijëve”, thonë nga O2 Koalicioni.
“Veç më dihet se sa, kul, çfarë dhe si është ndotur. Nëse ju jeni dikush që ka obligim të ndërmerr ndonjë hap , e këtë nuk e bëni, ju merrni pjesë në të ashtuquajturin eko – gjenocid. Mendoj se problemi me ndotjen në tërë shtetin po shndërrohet në diçka që mund ta quajmë fatkeqësi elementare natyrore. Nëse në këtë gjendje, ai që është më i thirrur, nuk ndërmerr asgjë, ne nuk na mbetet asgjë tjetër përveç që pas takimit të djeshëm me Zoran Zaevin, të kalojmë në hapin e fundit, kërkesë dhe trokitje në dyert ndërkombëtare”, tha Dushko Gruevski.
CIVIL -Qendra për Liri i mbështet plotësisht organizatat dhe aktivistët qytetarë të cilët luftojnë për ajër të pastër dhe mjedisin jetësor edhe në kumtesën e vet deri te opinioni u bri thirrje Qeverisë dhe Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor që të fillojnë seriozisht të punojnë në zgjidhjen e problemeve me mjedisin jetësor.
Dehran Muratov