• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Qeveria për herë të parë do t’u përgjigjet pyetjeve nga deputetët

November 23, 2017
in POLITIKË
Qeveria për herë të parë do t’u përgjigjet pyetjeve nga deputetët
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nesër do ta mbajë seancën e 23 në të cilën në rendin e ditës janë pyetjet nga deputetët. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të Qeverisë së re, do të përgjigjen në pyetjet që do t’i parashtrojnë deputetët. Seancën për parashtrimin e pyetjeve nga deputetët, Kuvendi ka filluar ta praktikojë pas 100 ditëve të para nga formimi i Qeverisë, mirëpo, për shkak të zgjedhjeve vendore, seanca ishte e prolonguar.

Sipas Rregullave të Procedurës, seanca mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, mirëpo këtë herë do të mbahet të premten, duke e pasur parasysh seancën e sotëm të përbashkët të Qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë në Strumicë.

Në seancë jenë të obliguar për prezencë presidenti dhe anëtarët e Qeverisë dhe bartës tjerë të funksioneve publike për të cilët është paralajmëruar se do t’u parashtrohen pyetje.

Radhitjen e parashtrimit të pyetjeve nga deputetët e vendos Presidenti i Kuvendit në marrëveshje me koordinatorët e grupeve të deputetëve, në mënyrë me të cilën do të sigurohet raport  dy ndaj një në interes të deputetëve nga grupet parlamentare në opozitë dhe të deputetëve në opozitë të cilët nuk janë të organizuar në grup parlamentar.

Seanca e fundit për parashtrimin e pyetjeve nga deputetët, u mbajt më 29 shtator në vitin 2016, para shpërbërjes së Parlamentit të kaluar për shkak të zgjedhjeve parlamentare në dhjetor, pas të cilave u formua Qeveria e re.

Në pyetjet u përgjigjën kryeministri i atëhershëm Emill Dimitriev dhe ministrat nga Qeveria e VMRO-DPMNE.

Presidenti i Kuvendit Talat Xhaferi, për nesër ka caktuar vazhdimin e seancës së 8 në të cilën duhet të diskutohet për zëvendës të sekeratarit të përgjithshëm dhe të seancës së 12 në të cilën kanë mbetur dy ligje të opozitës.

Burim: MIA

Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

Tags: KuvendLSDMpyetje nga deputetëtQeveriaseancëZaev
Next Post
Gjykimi për rastin “Sopot” u prolongua

Gjykimi për rastin “Sopot” u prolongua

Filloi pastrimi i Shkupit si masë për uljen e ndotjes

Filloi pastrimi i Shkupit si masë për uljen e ndotjes

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom