• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Kushëriri i Mugabes

November 20, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Shërbimet sekrete, para shiut
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]ëse pyetej Gruevski, ai karrierën e tij politike me siguri do ta projektonte se atë të Robert Mugabes: partinë ta shndërrojë në lëvizje, vendin ta vendos nën kontroll total politik dhe ekonomik të një lëvizjeje të tillë, në krye me veten, ndërsa edhe vetë në atë pozitë të përjetojë nëntëdhjetë (e tre) vite (si Mugabe), duke e sfiduar “faktorin e huaj” dhe duke arrestuar dhe terrorizuar “tradhtarë” të vendit deri në frymën e fundit të vet, edhe të atyre.

Po të ishim në Afrikë, ndoshta Grujo edhe do kishte sukses. Mirëpo, pasi që jemi në Evropë – si dhe për miliona arsye tjera – plani i Grujos doli më i shkurtë për njëzet vite nga ai i Mugabes, i cili sundoi me Zimbabven nga viti 1987. Të dy, më në fund të braktisur edhe nga partitë e veta, po e kryejnë karrierën e tyre si operetë.

Nuk di gjë për kushërinjtë e Mugabes, por kushëriri i Grujos gjatë dhjetë viteve të fundit ka fituar pasuri aq të madhe, sa që edhe vetëm një pjesë e vogël nga numërimi i asaj pasurie në numrin e fundit të javores “Fokus”, ka dhjetë faqe. Ky është ai varianti patriotik i dashurisë së madhe ndaj atdheut, i numëruar në aq milionë euro sa është deficiti  disavjeçar i buxhetit shtetëror.

Është e zakonshme që në këtë shtet euro-afrikan nuk ka kush ta pyesë se nga i ka paratë të bëhet pronar i gjysmës së shtetit? Sepse, edhe para se të hyjë në politikë “ai ka qenë biznesmen i suksesshëm”…

Ndërsa nga ne pritet të diskutojmë për KOM ( Kishën Ortodokse Maqedonase), për marrëdhëniet me fqinjët, për kompromiset për pranim në NATO dhe BE, për intervistën e Vice Zaevit, për Kazandollin, për mbrojtjen e punëtorëve të ndërtimtarisë dhe për rrogat në ARM, për ndotjen vjeshtore të ajrit dhe për vizitën në disko klub të Fatime Fetait. Dhe nëse mundet të kapemi edhe për qafe për disa nga këto tema, për të vërtetuar argumentet më të forta.

E ai, lehtë – deri sa DPMNE ka rënie prej më pak se 40 deputetë në Kuvend – bën tregti me PSP që ta pranojë veprën për të cilën është i akuzuar lehtë. Dhe ta harrojmë përgjithmonë. Së shpejti pas kësaj do të largohet në një vend më të mirë nga ky, atje ku nuk do të arrijnë mallkimet e të dëshpëruarve.

Të mos u gënjejë askush: krimi në këtë shtet evropian ende paguhet në mënyrë afrikane.

Tags: AfrikaARMBEEvropaFatime FetaiKOMMaqedoniaNATONikolla GruevskiPSPRobert MugabeSasho MijallkovVice Zaev
Next Post

Gazetarët qytetarë nga gjenerata e re e Civilit filluan me incizime!

Është anuluar seanca për rastin “Ryshfeti”

Është anuluar seanca për rastin “Ryshfeti”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom