Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]P[/dropcap]lani i tyre është njerëzit të qelben nëpër burgje dhe paraburgime, të mos dalin në gjyq, të përgjigjen për punë të kurdisura, gjykatësi të gjykojnë pa dëshmi ashtu siç u thuhet, mediat ta arsyetojnë gjithë këtë. Do të shkatërrohen dhe denigrohen personalitete, familje, parti dhe çdo gjë që është në rrugën e këtij pushteti marionetë.”
Kështu fliste Grujo të enjten, në intervistë për “Republika”.
Në mbrëmjen e ditës së njëjtë, në objektin e Fiat Canovskit në Universitetitn FON – menjëherë përballë ndërtesës së tij të cilën Gruevski “në mënyrë ligjore” e ngriti në ajër me eksploziv – u mbajt promovimi i librit “Jeta në kuti”, e kolegut Tomisllav Kezharovski, për përvojat e tij nga ditët e kaluara në burgun e pushtetit të kaluar. Në sallën e madhe kishte qindra të pranishëm nga të cilët gjysma, në momente, nuk mundnin t’i fshehin lotët për shkak të pasojave të shkaktuara nga interpretimi i promotorëve dhe të rrëfyera nga autori i librit, nga projekti i Gruevskit me të cilin “shkatërroheshin dhe denigroheshin personalitete, familje, njerëz – personalitetet yakonisht janë njerëz – sipas planit “njerëz të qelben nëpër burgje dhe paraburgime, të mos dalin nga gjykatat, të përgjigjen për punë të kurdisura, gjykatësit të gjykojnë pa dëshmi ashtu siç u thuhet, mediat ta arsyetojnë gjithë këtë”…
E Gruevski në intervistën edhe më dhunshëm porosit, me siguri i mësuar nga përvojat personale, se “vallja rrotullohet” dhe se çdo gjë është e kalueshme dhe e ndryshueshme. Kësaj here nuk përmendi se “ e vërteta është si fëndyell”, mirëpo, supozoj se kjo dë të jetë lajtmotivi në intervistën e tij të ardhshme.
Duartrokitja më e madhe, euforike në sallën te Kezharovski, e shkaktoi konstatimi i njërit nga promotorët: “ Çe si lezhite!” – “Do të dergjeni ( në burg)!”
Tjerat që i tha Gruevski në intervistë janë përzierja e njohur maqedonase patriotike e hudhrës dhe ujit me kalori të larta, kushtuar komplotit ndërkombëtar për shkatërrimin e Maqedonisë, viktimë e të cilit patjetër është dashur të jetë ai – sepse qenkan harxhuar variantet tjera “gjeostrategjike”! Dhe shikoni këtë mendje-cektësi epokale: “Për fat të keq, sa më tepër frikësojnë dhe heshtin, burgosin ose korruptojnë, konflikti në shoqërinë e Maqedonisë do të rritet, edhe nëse dikush me kohë gjithë këtë ta shtypë dhe ta mbysë përmes frikësimit”…
Nuk kuptoj asgjë: çfarë ka këtu “për fat të keq”? Frikësimi? Ajo që konflikti në shoqërinë e Maqedonisë do të rritet? Ajo që është e paqartë është kush është ai “dikush”? Ose, ajo që me frikësim dhe shtypje, konflikti do të prolongohet dhe mbytet “kohë pas kohe”?
Në fakt, Gruevski (“për fat të keq”) beson se Maqedonia është shtet i paqëndrushëm multietnik, në të cilin konflikti është vetëm përkohësisht i prolonguar ( si dhe i “mbytur”). Këtë e mendonte edhe Ljubço Georgievski para 15 vitesh, i cili edhe u nënshkrua nën qëndrimin se Maqedonia duhet të ndahet etnikisht dhe gjeografikisht. Edhe atëherë edhe tani, platforma e njëjtë politike ( e shpërndarë edhe nga nacionalistët shqiptarë) ishte i mundur – po, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Atëherë në konflikt lufte, tani me “nokaut” të drejtpërdrejtë dhe bindës votues me konceptin “Një shoqëri për të gjithë!”.
Sipas kësaj, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodh me Maqedoninë për 20 ose 50 vite dhe nëse parashikimet e Gruevskit për ngjallje të konfliktit të mbytur, do të realizohen. Mirëpo, e dimë se në Maqedoni ose do të ketë “jetë për të gjithë” ose parashikimi i Gruevskit për konfliktin e prolonguar “përkohësisht”, me të vërtetë do të realizohet. Mirëpo, parashikimi i këtillë nuk është ndonjë urti ose largpamësi politike, por është rezultat i budallallëkut të një politikani si Gruevski, i cili mendon se Maqedonia edhe nuk duhet të ekzistojë, nëse ajo “shoqëri për të gjithë”, që ishte koncept i paralajmëruar qysh me manifestin e Krushevës.
Një nga kushtet për realizimin e konceptit të shtetit të Maqedonisë si “një shoqëri për të gjithë”, është shteti i tillë të jetë – shtet juridik. Në atë kuptim, dëgjohet se VMRO-DPMNE veç më ka porositur 500 kopje nga libri i Kezharovskit, si lekturë e detyrueshme partiake për pjesën më të madhe të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të partisë për festat e Kërshëndellave dhe të Vitit të Ri në përgatitjet për “jetën në kuti”: