Kategoritë

HAGË Më 21 dhjetor do të pushojë së punuari Tribunali i Hagës

Ceremonia e mbylljes së Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në Jugosllavinë e mëparshme, do të mbahet më 21 dhjetor në Hagë, ndërsa 10 ditë më vonë, zyrtarisht do të pushojë me punën, raportojnë burime të paemëruara nga Tribunali, lajmëron MIA.

Deri në fund të nëntorit Tribunali i Hagës duhet t’i kryejë të gjitha rastet e krimeve të luftës në instancën e parë dhe të dytë. Gjykimi për komandantin e mëparshëm të Serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiq, do të shpallet më 22 nëntor ndërsa vendimi i fundit pas ankesës për gjykimin – më 29 nëntor.

Këshilli për siguri i KB ka krijuar  mekanizëm ndërkombëtar për marrjen e veprave të pazgjidhura të Tribunalit, duke e përfshirë edhe rastin e Ratko Mlladiq, nëse do të ketë ankesë për gjykimin.

Tribubali ndërkombëtar për Jugosllavinë u formua më 25 maj në vitin 1993 me rezolutën e Këshillit për siguri të KB, ndërsa qe 24 vite procedon vepra kundër 161 të akuzuar nga të cilët më tepër se gjysma ishin Serbë.