Edhe pse në orët e hershme të procesit zgjedhor nuk janë vërejtur parregullsi më të mëdha zgjedhore, në rrjetet sociale tashmë po shpërndahen fotografi të mesazheve telefonike, ku dega e një partie politike në Çair bën agjitacion mbi qytetaret dhe qytetarët se për kë duhet votuar, rast ky që paraqet shkelje të heshtjes zgjedhore.
Në mesazh bëhet thirrje për të votuar një kandidat për kryetar i Komunës së Çairit, me qëllim që të ndëshkohet kundërkandidati i tij.
Ky mesazh ka arritur edhe te qytetarët dhe qytetaret që nuk pajtohen me këtë qëndrim dhe kjo ka shkaktuar mllef dhe nervozë te qytetarët dhe qytetaret.