Nuk dyshoj në qëllimet e mira të kryeministrit Zaev t’i shpëtojë shqiptarët nga vetvetja. Mirëpo, nuk i bën zgjedhja e mjetit. Dhe, sa edhe që është e keqe zgjedhja, aq edhe e ka të pashmangshme. Duhet ta shpëtojë Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në nivel lokal, që ta parandalojë rënien e mëtejme të kësaj partie, dhe më këtë ta mbajë koalicionin në Kuvend dhe në Qeveri. Me këtë, humb një pjesë të aleatëve të tij në nivel lokal dhe shkakton konfuzion plotësues, ndërsa vet bëhet edhe më i rrezikuar.
Të përkujtohemi, në dhjetor, për herë të parë Shqiptarët votuan në mënyrë mbi-etnike. Dhe nga kjo, do të thosha, rrethanë historike për Maqedoninë, shqiptarët u futën në një fazë edhe më të komplikuar sesa maqedonasit. Më saktë, kjo është një periudhë turbulente, pas të cilës do të pasojnë rirenditje të reja dhe ngjarje edhe më dramatike. Pavarësisht nëse shqiptarët votuan për LSDM ose kundër BDI, me derdhjen e votave shqiptare jashtë përcaktimeve etnike, duket një karakter i ri qytetar i proceseve zgjedhore dhe në përgjithësi – jetesës shoqërore. Ky ishte fenomen për të cilin, si duket, partitë politike nuk ishin të përgatitura plotësisht. Qytetaret dhe qytetarët treguan pjekuri tepër më të madhe sesa një pjesë e pretenduesve për pushtet – edhe shqiptarët që votuan sipas vullnetit të tyre, në, dhe jashtë bashkësive të tyre etnike, edhe maqedonasit të cilët këtë dukuri e pritën e lehtësim dhe me përshëndetje të madhe për bashkëqytetarët e vet.
Sidoqoftë, kjo është një situatë tepër e brishtë në të cilën shihet se sa i rëndësishëm është për të gjithë pushteti lokal. Partitë politike, thjeshtë, luftojnë për çdo votë, duke mos zgjedhur mjete.
All -out war for votes!
Në betejën për votë janë të përfshirë të gjithë, nga udhëheqësitë qendrore partiake, deri te simpatizuesi i fundit…Dhe tani, pasi mbetën 35 nga 80 komuna të fitohet pushteti lokal, gara e tyre e çmendur për fuqi është motivi i vetëm. Asgjë tjetër nuk është me rëndësi, më së paku etika. Kjo periudhë kur veprohet tani, dhe këtu, pavarësisht nga pasojat afatgjate. Tani është me rëndësi pika politike, qoftë edhe humbëse për tërë shoqërinë nesër. Për pasojat nesër, do të mendojmë nesër – ky është instinkti i këtyre ditëve. Jo logjika, jo rezoni, por instinkti.
Politikanët shqiptarë tani janë në ngërç – suksesi në zgjedhjet lokale do të jetë hyrje në fazën e ardhshme, kur ata do të jenë në pozitë ta realizojnë suksesin e tyre në planin lokal në tryezën e negociatave, kushtimisht, me Maqedonasit, që të fitojnë pozita më të mira në qeveri dhe në institucionet qendrore. Pushteti lokal është levë për fuqi në nivel qendror. Shqiptarë? Interesat qytetare? Maqedonas? Bashkësi tjera etnike? Çfarë ishte kjo? Me rëndësi është qasja deri te mekanizmat ngritëse të fuqisë, çdo gjë tjetër është vetëm mjet për arritje deri te qëllimi.
Kështu, votuesit shqiptarë janë të ngulitur në labirintin e realitetit politik të komplikuar të Maqedonisë. Në zgjedhjet parlamentare në dhjetor, me dhjetëra mija shqiptare dhe shqiptarë votuan për LSDM, që ta ndëshkojnë BDI për sundimin në stilin e VMRO-DPMNE, ndërsa tani përsëri janë të shtyrë në përqafimin e Ali Ahmetit, që ta shpëtojnë, ndërsa për këtë i bind askush tjetër, përpos vetë kryeministri. Në fushatë për zgjedhje vendore! Me tema nacionale. Me “garanci” nga qeveria se, nëse votojnë për kandidatin i cili i konvenon LSDM-së, qytetaret dhe qytetarët mund të shpresojnë për zhvillim më t shpejtë të komunës së tyre.
Gabim, shumë gabim! Gruevski u fotografua për billbordet bashkë me kandidatët për kryetarë komune në vitin 2013. Ne këtë e quajtëm presion dhe formë e korrupsionit politik. Edhe pse fushata e Zaevit është kryesisht pozitive dhe bashkuese, intervenimi i tij ka shije dhe aromë manipulimi. Gabueshëm, pavarësisht nga dëshira e LSDM dhe e Zaevit për trajtimin e frikës së supozuar të qytetareve dhe qytetarëve nga diktatura e vazhduar, e thelluar dhe e shëmtuar në nivel lokal.
Shqiptarët gjenden para një zgjedhjeje të rëndë. Jetojnë në geto me dekada, vazhdimisht të tërhequr me ndarje të thella të brendshme. Në atë geto sundojnë rregulla të veçanta, institucione të korruptuara dhe jo-efikase, ende plotësisht të partizuara. Kur një pjesë e shqiptarëve votuan për LSDM në dhjetor, ndërsa një pjesë e tyre edhe në rrethin e parë zgjedhor, ata përcjellën mesazh deri te institucionet dhe partitë se dëshirojnë të jetojnë një jetë të ndryshme, të dalin nga prapambetja shumëvjeçare kulturore, politike dhe sociale.
Për votuesit shqiptarë nuk janë të bindshëm në masë të mjaftueshme as politikanët shqiptarë të njohur, dhe as disa nga lojtarët e ri të cilët gjatë dy viteve të fundit dolën në terrenin e vrazhdë politik. Gruevski është i larguar nga vizura e shqiptarëve për shkak të nacionalizmit të theksuar dhe të pistë të cilin e praktikon gjithë kohën. Ai mundet të vendos në kokë edhe plis të bardhë dhe të flet shqip rrjedhshëm, por nuk do të bind asnjeri.
Plotësisht me arsye, perceptimi i votuesve shqiptarë për ata që luftojnë të bëhen përfaqësues të tyre politik, është mjaftë i larmishëm. Se sa janë të sakta këto perceptime, ose jo, tani është irelevante. Koha është e shkurtë. Vendimet duhet ti sjellën shpejtë, emocionet janë të tundura, ndërsa vendimet e shëndosha kanë njollë nga kombinimet e pista dhe interesi politik.
Çfarë kanë shqiptarët në pëllëmbën politike? Ushtarë të politikanëve të dyshuar në hetimet e PSP dhe politikanë të vjetërsuar të cilët presin mundësinë të leverdisin diçka në ngushticën politike të kohës dhe opsioneve. Për shumicën do të punojë edhe pragmatizmi i fëlliqur politik, qëllimisht ose jo. Për të tretët, do të punojë koha dhe ndarjet mes maqedonasve.
Edhe pse bashkësive tjera etnike u duket ndryshe, skena politike shqiptare çdo herë ka qenë skajshmërisht e fragmentuar. Këto ditë kampusi shqiptar politik i ngjan një anekdote nga Lufta e dytë botërore… Okupatori italian për shqiptarët ka pasur një thënie: Tutti Albanessi, tutti commandanti