Votim familjar, posaçërisht në emër të bashkëshortëve, e për qytetarët dhe qytetaret më të moshuar mos të flasim… Një ndër parregullsitë më të zakonshme që assesi nuk mund të çrrënjoset është votimi familjar dhe në grup.
Nga mbi 240 paraqitje të parregullsive zgjedhore, Civili adresoi 199 paraqitje në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, prej të cilave, 19 raporte kanë të bëjnë me votimin familjar dhe grupor, që është rreth 10% nga të gjithë raportet për parregullsi, të përpunuara deri në ora 12 në mesditë, më 17 tetor. Kur themi raporte, kjo do të thotë se në të ka së paku një rast të votimit familjar dhe grupor.
Në ditën e zgjedhjeve, më 15 tetor, vëzhguesit e Civilit kanë të dhëna të cilat flasin për këtë fenomen.
Në Probishtip, në vendvotimin 1536, në Sh.M.K “Naum Naumovski – Borçe” një çift bashkëshortor kanë votuar bashkë prapa një paravani. Këshilli zgjedhor nuk ka reaguar. Vëzhguese e Civilit, ka treguar se çfarë po ndodhë. Komenti i anëtarëve të Këshillit Zgjedhor ka qenë: “Hesht, mos hap telashe”.
Në vendvotimin 0749, Sh.F. “Sande Shterjoski” në Kërçovë, nipi e ka sjell gjyshen në votim, është ndalur prapa paravanit me atë dhe me zë të lartë e ka udhëzuar se për kë të votoj.
Saraj është komunë ku, mes parregullsive të shumta zgjedhore, përshkohen nga një numër i madh i rasteve të votimit familjar dhe grupor.
Në fshatin Llaskarcë, komuna Saraj, në vendvotimin 2447 dhe 2447/1 kemi raste ku djali voton për nënën e vet, Lista Zgjedhore bartet jashtë vendvotimit që ajo të nënshkruhet, burrat votojnë për gratë e tyre, personi B.A. voton në emër të të gjithë familjes…, ndërsa nga Këshilli Zgjedhor nuk ka asnjë reagim.
Së paku në komunën e Prilepit, vendvotimi 1374/1 në Sh.F. “Rampo Llevkata”, rasti është paraqitur në polici. Çfarë ndodhi?
Gjegjësisht, një votues me vete ka sjellë një grup më të madhe të votuesve dhe derisa ata kanë votuar prapa paravaneve, ka shkuar nga njëri tek tjetri t’u tregoj se për kë të votojnë. Anëtarët e Këshillit Zgjedhor kanë reaguar, votuesi i ka mohu reagimet e tyre dhe në fund rasti përfundoj në polici.
Përfundim?
Votimi familjar dhe grupor, ndërlidhet seriozisht me shkeljen e fshehjes së votës, nga njëra anë dhe me kërcënimet dhe shtypjet nga ana tjetër, ndërsa në të shtoni arsyetimin tek shtabet e partive për votim të sigurt dhe fitoni një pasqyrim të bukur të votimit “tradicional” dhe me “vetëdëshirë”
Biljana Jordanovska