Ekipi vëzhgues i CIVIL-it ka shënuar mbi 20 paraqitje për shkelje të heshtjes zgjedhore.
Dita e djeshme nga një numër i madh i aktivistëve partiak është shfrytëzuar me forcat e fundit që të sigurohen vota për kandidatët e tyre për kryetar komune dhe bartës të listave.
Vëzhguesit tanë nga tereni informojnë se fushata e zezë nuk ka ndaluar as për një çast.
Fletushka, broshura, ishin të vendosura para dyerve të qytetarëve në Aerodrom, Novo Sellë, Mateç, Hotël.. flamuj partiak dhe shtabe të hapura… ngjitje të pllakateve me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve.
Nuk ndaloj as dhuna verbale dhe kërcënimet.
Drejtori i shkollës fillore i është kërcënuar të punësuarve se do t’i largojë nga puna, në rast se ata nuk dalin të votojnë. Rasti është paraqitur në polici.
Ndërsa, sa i përket zbukurimit nga aktivistët partiak, mund të dëshmohet jo vetëm nëpërmjet fejsbuk profileve të tyre, por edhe ekskursioneve gjatë natës për të kryer ryshfet të votuesve.
Sa për rikujtim, rast të këtillë kishte në Resnjë, mbi të cilën CIVIL Media informoi mbrëmë, ku në lagje rome me 4.500 denarë është kryer ryshfet i votave. Policia ka reaguar në kohë.
Rast i ngjashëm është shënuar mbrëmë nga vëzhguesit edhe në Karposh, ku aktivistë partiak me listë të personave për të cilët mendohet të jenë të papërcaktuar, kanë vendosur se si dhe me sa të holla t’i blejnë votat e tyre për kandidat të caktuar.
Shumë kandidatë e shfrytëzuan heshtjen e të tjerëve që ata të ftojnë për cilin duhet të votohet.
Që të arrihet azhurnimi në numër më të madh se për kë të votohet, anëtarë i trupit koordinativ të CIVIL – Qendra për liri, i ka arritur një mesazh se për kë të votohet dhe si të njoftohen me partinë.
Audio incizimin pa censurë të bisedës telefonike se për cilën parti bëhet fjalë, CIVIL do të publikoj sot pas orës 19:00.
Por, ndoshta vërejtja më e madhe i referohet Këshillave Zgjedhore, lidhur me votimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe të burgosurve.
Për shembull, në një vendvotim gjatë numërimit të votave janë paraqitur dy fletëvotime me numër të njëjtë serik.
Një votuesit, me kërkesë të rregullt deri tek Këshilli Shtetëror Zgjedhor për votim në hapësirë shtëpiake ku kërkesa është pranuar nga KSHZ dhe askush nuk është shfaqur deri në orën 19:00. Pas lajmërimit në KSHZ, u është premtuar se do të kalojnë pas orës 20:00. Normalisht kjo nuk ka ndodhur.
Sipas burimeve të CIVIL-it, lista zgjedhore ka qenë jo e plotë gjatë votimit në burgje. Gjegjësisht, një numër i madh i të burgosurve me pajisje vlefshme të identifikimit personal nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e votës për shkak të mungesës së tyre në Listën Zgjedhore.
Heshtja zgjedhore shihet qartë se nuk nënkupton edhe ndalim të ndërtimeve në më shumë komuna të Maqedonisë, nëse jo më tepër, komunat mund të arsyetohen me sigurimin e qasjes në vendvotime.