(nga ditari i CIVILëve: 11 tetor viti 2017)
A ju kujtohet se sa e lartë është përqindja e të papunësuarve në Maqedoni? Ndërsa diku në kujtesë a figurojnë numrat se sa të punësuar kishte nga viti 2006 e këtej nga investimet e huaja?
Mos u brengosni dhe mos u ngarkoni. Me OBRM dhe strategjinë e tyre të pazbatuar për zgjidhjen e problemit të varfërisë, deri në Vitin e Ri s’do të kemi çfarë të bëjmë. Utopia është në sipërfaqe.
Mirë, Gruevski premtoj në Dellçevë 150.000 punësime dhe rënie të papunësisë për 10% në territorin e Maqedonisë. Bukur, 150.000 vota plus për OBRM më 15 tetor.
Nëse shkojmë me logjikën e këtyre gjërave, nga zgjedhjet lokale do të varet se a do të rriten pagat, pensionet, subvencionet, hej, 12.000 denarë pagë minimale, çfarë jemi në, skllevër?
Mos u brengosni, në luftën për kontrollin më të madh për dy ditë sikur në bursë do të rriten depozitat.
Epoka e re me tatime më të ulë ta, dhe së paku për banorët e Dellçevës, gjitha dritat në numër, e gjithë balta e pastruar, mbeturinat e hedhura, si do ta quanin – koha për pastrim të tërësishëm.
Pasi që çdo fshat dhe çdo qytezë janë të rëndësishme kur pjesërisht e pushton, bile edhe në disa raste janë strategji kyçe për anëtarësim në NATO, negociata për emrin, UE, OBRM edhe në Makedonska Kamenicë, Pehçevë dhe Berovë u ofroi gjithçka që është në fuqi të tyre, hyrjen dhe daljen mos ta kërkojnë me dhënien e emrit dhe identitetit, mirë de, me pasaportë bullgare.
Për shlyerjen e borxheve të mos flasim, sa jeni të kërcënuar, sa është madhësia e borxhit që e keni, ju vetëm votoni si është e rendit dhe varrin falas do ta keni.
Vetëm se problemi qëndron se kush kë e manipulon dhe gënjen, kush vjedh dhe kush do të fshihet në tavane dhe bodrume.
Ja për shembull, Sela në Dibër tha se gjithçka që kanë ditur banorët e Dibrës ka qenë gënjeshtër, në gjithçka që kanë besuar, ndoshta kanë qenë edhe të vetmit.
Për këtë arsye nëse duan ardhmëri më të mirë dhe me prosperitet pa kufizim të lirisë, me të drejtë të jetojnë siç ata duan, banorët e Dibrës duhet të kenë kujdes për kë votojnë, në fakt votoni për Arben Agolli dhe Zoti t’u sheh, gjegjësisht Allahu, apo ata t’i sheh?
BDI është investitor dhe partner biznesi i njohur për të cilin nuk do të gaboheni. Nëse e keni huqur, atëherë ku keni jetuar deri tani?
Veçanërisht në Gostivar. Deri kur infrastruktura rrugore në Gostivar do të jetë problem? Deri atëherë kur nuk do të votoni për kandidatin tuaj për kryetar. Kujdes, sidomos nëse jeni prej Simnice, Gjonovicë e poshtme dhe e epërme, Strajanë, Padalishtë dhe Tërnovë, të mos jeni të harruar, deri tani keni figuruar në listën e dikujt, por mundet të ju sardisin nëse nuk ju kanë për qejfi.
Të kurorëzojmë 11 tetorin, ditën e luftës kundër fashizmit, ditën e shtatëmbëdhjetë të fushatës parazgjedhore me heronjtë e ri e të sotmës, të cilët djallërisht u munduan për atë titull.
Me ndihmë të vogël të miqve.
Si pushtet aktual, mos tentoni që t’u kundërviheni, nëse janë të rinj, nuk janë naiv.
Kur do t’u thonë të mos ju besoni kundërshtarëve të tyre, pjesë nga ajo e lartpërmendura, dëgjoni ata. Ata premtojnë politikanë të ndershëm me duar të pastra, faqebardhë dhe me strategji të kollarisur për shpenzimit e të hollave të qytetareve dhe qytetarëve. Krusheva dhe Dollneni le ta përcjell mesazhin.
Koha e re, epoka e re, jetë për të gjithë ju dhe ne dhe “mallo morgen” nëse heqin dorë nga Prilepi, Gazi Baba, Qendra ose at Shilegovi nga Çarshia e vjetër e Shkupit
Ose, zgjedhja është e qartë, kush gënjen, vjedh, akuzon, udhëheq fushatë të zezë, shpif… kush flet përmes erës dhe mjegullës dhe kush lufton për ajër të pastër.
Para zgjedhjes të jenë të kujdesshëm. Bëhet fjalë për jetë në epokën e re me fuqi të re, me probleme dhe zgjidhje të vjetra dhe të reja, dhe nëse diku rrugës bëni zgjedhje të gabuar, me mençuri heshtni. Edhe ashtu, për fat të keq, vet ju do të jeni fajtor.
Atë ju premtoj.
Biljana Jordanovska