“Arbitrariteti dorëshlirë, të cilin e përcjellim në të kaluarën, ka lënë plagë edhe mbi qytetin edhe te qytetarët. E mbani mend atë “ e vërteta vret si tehu u thikës. Doli në sipërfaqe. Në këto zgjedhje kemi edhe një fëndyell. Kjo është e vërteta për Shkupin, e vërteta për Nikolla Gruevskin, e vërteta për Koce Trajanovskin… Kjo është fëndyelli ynë – Shilegov! Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit. E kryeqytetit tonë”, njoftoi Zoran Zaev, lideri i LSDM mbrëmë në tubimin qendror i cili u mbajt në “Ilindenska”, para godinës Qeveritare në Shkup.
“Në këto zgjedhje vendosim për ardhmërinë e Maqedonisë”, tha Zaev, duke potencuar rëndësinë e këtij ciklit zgjedhor në betejën kundër “gruevizmit”, diktaturës, regjimit, korrupsionit dhe kriminalitetit, të cilat ishin sinonim i Qeverisjes së OBRM-PDUKM dhe Nikolla Gruevskit, deri në maj të këtij viti, kur edhe u formua Qeveria e re nga LSDM dhe koalicioni.
Sipas Zaev, beteja me regjimin kriminal ende nuk ka përfunduar. Mbetjet e atij regjimi, “me venat e vogla lufton dhe shpreson se, nëpërmjet kryetarëve të komunave të cilat një njeri dëshiron ti kontrolloj, mund të mbahet në jetë”.
E pa Gruevski që populli nuk i bën hesap epokën e re, paramendoni mes fushatës shpiki 13 pika. Pa analizë, pa strategji, pa menduar. Hiq më shumë, e hiq më pak, 13 pika. Kuku nanë. Vetëm të përshtatet me numrin rendor në zgjedhje. Zoti ti ruaj dhe ti mbroj. Nga ana tjetër, ata të cilët ende e përkrahin Gruevskin frikohen nga numri 13 që të mos jetë i pafat. Njerëz, nuk është i pafat numri! I pafat është Gruevski! Ashtu që, ejani të dalim masovikisht të dielën, me 15 tetor dhe të tregojmë se Maqedonia i tejkaloj. I tejkaloj edhe Gruevskin edhe kandidatët e tij për kryetar komune”, ftoj Zaev.
Kandidadi për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov, premtoj se kryeqytetin do ta shndërroj në metropol evropian.
“Në vend të ndërtesave me barok, do të bëjmë parqe. Nuk do të mbjellim palma, por gjelbërimin e zhdukur do ta përmirësojmë me drunjë që përshtaten në rajonin e Shkupi dhe Maqedonisë. Shkupi për katër vite, premtoj se do të jetë qytet i gjelbër, e jo sikur tani, qytet i polistirenit dhe neobarokut. Ngrohja shtëpiake është një nga faktorët kryesor për ndotjen e ajrit. Ashtu që, si kryetar i Shkupit, në vitin 2018 do të filloj gazifikimin e qytetit të Shkupit, pikërisht nga vendbanimet të cilat nuk janë të kyçura me rrjetin e ngrohjes. Vodnon më nuk do ta zhveshim, por përsëri do të jetë qendër rekreative për qytetarët, dhe do të sigurojmë komunikacion të veçantë për Vodno. Vendet e zhveshura do ti pyllëzojmë, mali i Shkupit përsëri do të jetë oazë e vërtetë gjelbërimi, mushkëritë e bardha tona”, premtoi Shilegov.
Në këtë tubim kërkesat e veta i adresoi edhe një banore e Komunës së ~Çairit. Ajo kërkon subvencione për qytetarët e varfër, kërkoj të vendosen kontejnerë nëntokësorë.
“Kërkoj të zgjidhet ndotja e ajrit në Çair. Të instalohet komunikacion me tramvaj. Të largohen nga komunikacioni gjitha autobusët e vjetër”, tha kjo qytetare
Aktivisti qytetar, Nikolla Pisarev, përsëri kërkoj kushte më të mira ekologjike për qytetarët e gjithë Maqedonisë.
“Ohri patjetër duhet të shpëtohet nga rrugicat eksprese. Gjevgjelia të ketë ujë të pijshëm pa arsen. Vallandova, Bogdanci je Dojrani nuk duhet të druhen nëse në çeshmet e tyre do të rrjedh cianidi ose uji. Të mos i harrojmë fshatrat, është turp në shekullin 21 të flasim nëse ndonjë fshat ka rrugë të asfaltuar, ndriçim rrugor, ambulancë…Zhvillimi i fshatrave duhet të bazohet mbi nevojat e qytetarëve dhe prioriteteve të tyre, ndërsa pushteti duhet të veprojë në pajtim me nevojat e qytetarëve…” porositi Pisarev.
Me mijëra qytetarë nga e gjithë Maqedonia, mbrëmë arritën në Shkup për tubim. Vëzhguesit e Civilit nga Prilepi, Manastiri, Resnja dhe Demir Hisari informuan se vetëm nga këto komuna, për Shkup dje pasdite janë nisur rreth 90 autobusë dhe furgonë.
Bllokadat në rrugët e qendrës së qytetit, të cilat për shkak të tubimit zgjatën disa orë, shkaktuan reagime të bujshme te vozitësit, sepse pjesa tjetër e qytetit ishte e ngarkuar me komunikacion.
Deri tani, në Civil nuk ka paraqitje për presione eventuale, për prani të detyrueshme të qytetarëve në tubimin e djeshëm. Mirëpo, sipas profesoreshës Mirjana Najçevska, duhet të braktiset organizimi I tubimeve si pjesë e fushatës zgjedhore.
“Nuk e kuptoj mbajtjen e tubimeve. Mblidhen njerëz të cilët mendojnë njëjtë, të dëgjojnë dike që ua tregon atë që veç më e mendojnë. Takime me grupe qytetarësh – po. Takime individuale -po. Tryeza të rrumbullakëta – po. Por tubime? Të duartrokasim? Të inkurajohemi? Të numërohemi?”, porositi në profilin e Fejsbukut profesoresha, dr. Najçevska.
Monika Taleska