Në vendbanimin periferik “Karaorman” në Shtip, para zgjedhjeve në formë të përshpejtuar punojnë makineritë për asfaltimin dhe arnimin e rrugëve. Vetëm edhe një javë ka mbetur nga kampanja zgjedhore, përderisa kryetari aktual, njëkohësisht kandidat për kryetar komune, Illço Zahariev nga OBRM-PDUKM, bën keqpërdorimin e pozitës së tij për garë jokorrekte ndaj kundër-kandidatit, Bllagoj Boçvarski nga LSDM.
“Kundër-kandidati i tij është në një pozitë të papëlqyeshme, pasi që Zahariev ka mundësi me mjetet financiare të udhëheqë fushatë. Ndoshta kjo është pjesë e procedurave të tenderit dhe është në rregull sipas ligjit, megjithatë, kjo është keqpërdorim, pasi që bëhet asfaltimi në kohë të fushatës”, thotë gazetari qytetarë, Goran Trajkov.
Ai shton se do të ishte korrekte, nëse kryetari i komunës Zahariev do të bënte asfaltimin e rrugëve para se të filloj fushata, pasi që ky veprim është ryshfet klasik për vota.