Shoqata për aktivitete humanitare “Sinergija” si udhëheqës i koalicionit të 93 organizatave joqeveritare “Dil të votosh” me 23 shtator publikoi thirrje publike për vullnetarë dhe vëzhgues të zgjedhjeve lokale 2017.
Këshilli shtetëror zgjedhor i akreditoj gjithsej 1737 vëzhgues, përderisa numri i vullnetarëve nga gjithsej numri i gazetarëve të akredituar nuk është i njohur.
Në portofolin e tyre, Sinergija deri tani ka regjistruar mbi 3.000 vëzhgues në zgjedhje lokale të vitit 2013, dhe 5.000 vëzhgues dhe vullnetarë në zgjedhjet e vitit 2014.
Kriteret për aplikim në thirrjen për vëzhgues ishin eksperienca e mëparshme në mbikqyrje dhe paanshmëria në ndjekjen dhe informimin e procesit zgjedhor.
Në ndërkohë, ndër ciklet zgjedhore nuk është aq e qartësuar se çfarë punon koalicioni “Sinergija” udhëheq proekte të cilat janë jashtë kontekstit zgjedhor. Si befasi, këtë vit, pa sqarim logjik dhe me vëzhgues të cilët nuk ishit aq të sigurt se çfarë mbikqyrin për “1.000 denar mëditje, kush t’i jep?” në referendumin në Bosillovë, u shfaqën vëzhguesit e Qendrës për rini europiane (QRE) nga Radovishi. Për qartësim, QRE është pjesë e “Dil të votosh”.
Por, të rikthehemi tek “Sinergija”. Në zgjedhjet lokale 2014 ishte kontestuese financimi i tyre. Nëse Sinergija të paktën nga Qeveria ishte e financuar për dy proekte, atëherë, nuk dihet se kush e financoj “Dil të votosh”, pyetemi se kush janë donatorët, a bëhet fjalë për vetëfinancim dhe ku i kanë raportet? Nëse nuk i detyrohen donatorëve, atëherë i detyrohen qytetarëve dhe qytetareve, por edhe të gjithë palëve të involvuar në proceset zgjedhore. Apo është e mjaftueshme që zgjedhjet janë të rregullta, të qeta dhe fer, normal dhe demokratike?
Nëse shohim ueb faqen e “Sinergija” do të vini re se arhiva e zgjedhjeve nuk shkon përtej 2013, ndërsa “pasuria” e informacioneve përbëhet nga thirrje publike dhe pres-konferenca për njoftimin e monitorimit në vitin 2016 dhe nga linqe të cilat nuk funksionojnë për mbikqyrjen në vitin 2014 dhe raporte të pranueshme nga dita e votimit, në stilin e KSHZ dhe MOST, për 2013.
Jo që dikush tenton të gërmoj legjitimitetin e tyre, të konfirmuar nga KSHZ, ekzistimin në procesin vëzhgues. Por, të kujtojm se CIVIL konsiderohen si relevant dhe transparent në monitorimin e zgjedhjeve, me metodologji specifike ku përfshin më tepër segmente të procesit zgjedhor, i cili në Maqedoni është process i cili shkon në kontuinitet. MOST janë me metodologjinë e njejtë nga viti 2002, por prap se prap dihet se si mbikqyrin, kush i financon, sa janë relevant e tj. Sinergija, sërish, nëse jo më tepër, duhet t’i trajnoj vëzhguesit e vet se agjitimi dhe monitorimi nuk shkojnë dorë për dore dhe se t’u tregohet se për kë “punojnë” dhe për kë “duhet të punojnë” në sytë e publikut..
Në një nga rafalet e tij, Xhabir Deralla bëri pasqyrë të vëzhgimit zgjedhor, duke parashtruar pyetjen kyçe mbi legjitimitetin dhe transparencën e atyre të cilët marrin vlerësim të përkohshëm të vëzhgimit. Ndryshime po, por ndaj çkaje dhe ndaj kujt?
“Sinergija shtipjane është një nga grotesket e shoqërisë civile të cilës do t’i duhet shumë kohë të shëndoshet nga virusi partiako-policor. Parimi i inkluzivitetit i cili promovohet nga qeveria e re është për t’u përshëndetur, por a do të duhet ti ulim në tavolinën ku merren vendimet e proceseve zgjedhore, ata të cilët drejtpërdrejtë kanë marr pjesë në manipulimin dhe vjedhjen zgjedhore? Unë e di përgjigjen, a Ju?”, shkruan Deralla në rafalin e tij.
Kampanja zgjedhore është në vijim. Zona gri në të cilën lëvizin pjesëmarrësit në zgjedhje lokale është si pushim para stuhisë. Dhuna, vandalizmi, por edhe gjuha e urrejtjes janë këtu. A, ndryshimet në drejtimin e zgjedhjeve? Nëse ndryshimi i anëtarit në KSHZ, seancat e hapura, tentim për respektim të Planit 3-6-9 janë të mjaftueshme, atëherë mundemi që menjëherë ti vlerësojmë zgjedhjet lokale për fer, demokratike dhe kredibile. Thyerja e shtabeve, keqpërdorimi i fëmive në kampanjë, dhuna zgjedhore, gjuha e urrejtjes, votuesit fantom… vazhdone vargun e zgjedhjeve të “pakontestuara”, por jo edhe mjaftueshëm faktorë me ndikim për zgjedhje “të sukesshme”.
“Sinergija” me siguri do t’u bind se edhe kjo seri e parregullsive është shumë e gjatë dhe definitivisht irelevante. Normalisht, nëse ata e nderojnë publikun me Raportin e monitorimit të zgjedhjeve lokale 2017.
Biljana Jordanovska