Me 15 tetor votimi nuk do të jetë vetëm për kryetar komune dhe këshilltarë, por do të jetë mesazh i popullit për këto katër muaj e gjysëm qeverisje dhe keqpërdorime, do të jetë mesazh për persekutimin dhe gjahun e përditshëm politik, tha lideri i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, në mitingun partiak në komunën Qendër – informon agjencioni МЕТА.
“Këtyre zgjedhjeve u paraprijnë zgjedhje tjera nga dhjetori, në këto zgjedhje paraprinë një egërsi, paligjshmëri, antikushtetutshmëri, me shkeljen e të gjitha procedurave dhe nënvlersimin e vullnetit të popullit dhe qytetarëve, duke emëruar kryetar të Parlamentit, ndërsa pas tij dhe Qeverinë. Në këto zgjedhje, qytetarët e komunës Qendër dhe shkupjanët do të mund të tregojnë mendimin e tyre për këtë veprim” – tha Gruevski.
Ai në fjalimin e tij porositi që në këto zgjedhje qytetarët do të mund të deklarohen edhe për demonstrimin e përditshëm të forcës dhe dhunës nga ana e të ashtuquajturës qeveri e sapo instaluar dhe sapo e sjellur.
Gruevski foli edhe për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, dhe tha se pushteti do të merr përgjigje edhe për këtë çështje, si dhe për atë se sa OBRM PDUKM është fajtor për mos zgjidhjen e kontestit me Greqinë.
“Shkuan me Bullgarët, pranuan gjithçka për një minutë, pa asnjë negociatë. Pranuan që kryengritja e Ilindenit nuk është e maqedonasve, është e bullgarëve. 11 Tetori – pushka e parë kundër fashizmit – nuk paska qenë kryengritje, por përleshje ideologjike mes dy palëve konfliktuoze, të Bullgarëve në Maqedoni. Do t’u tregon populli maqedonas me 15 tetor se e kujt është kryengritja e Ilindenit dhe se çfarë është 11 Tetori. Me 15 tetor do të marrin përgjigje edhe për atë se a jemi ne fajtor që nuk pranuam ndryshimin e emrit të shtetit, emrin e kombit, dhe gjuhës.” – tha Gruevski, i cili akuzon qeverinë e cila çdo ditë përmend fjalën “reforma” sëpaku 20 herë, përderisa asnjë reformë nuk është realizuar.
Gjatë tubimit në komunën Qendër foli edhe kryetari aktual si dhe kandidat për kryetar i ardhshëm për Shkupin, Koce Trajanovski, i cili tha se qytetarët në zgjedhje lokale votojnë për individë të cilëve u besojnë dhe nuk rrezikojnë me kandidatë të cilët bëjnë politikë.
Më parë, OBRM-PDUKM ka mbajtur tubim edhe në komunën e Kisella Vodës.
_______________________________________________________________________
Burim: META
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsulltohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.