Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]ë politikë, si dhe në jetë, optimizmi është gjë e rëndësishme – shpesh edhe përkundër shanseve për atë, i lëviz gjërat drejt përfundimit të dëshiruar. Antonio Gramshi ka thënë se pesimizmi i takon intelektit, ndërsa optimizmi – vullnetit. Prandaj, optimizmi është energjia thelbësore për të cilën prirje luftojnë politikanët në zgjedhje: ata janë praktikët që dëshirojnë ta ndryshojnë botën, e interpretimin e saj, nëse janë të mençur, ia lënë filozofëve. Kjo është kështu për arsye se në thelbin e zanatit të politikanëve, duke u marrë me mobilizimin e vullnetit të tij, ta shumëzojnë publikun – në bazë të thirrjes së filozofëve, është se e ndajnë opinionin, sepse i apelojnë intelektit të mendojë, të përcaktohet, të merr anë. Dhe opinion i ndarë do të thotë më pak vota zgjedhore.
Prandaj, politika, me definicion, është profesion për nxitje të optimizmit – optimizmi e shumëzon, në vend se ta ndajë, mbështetjen votuese! Ende nuk kam dëgjuar se diku në demokraci dikush ka fituar në zgjedhje duke e premtuar fundin e botës. Fitojnë ata të cilët, duke premtuar se do ta bëjnë kombin përsëri të madh, me atë ndoshta edhe me të vërtetë ta sfidojnë fundin e botës. Mirëpo, publiku, votuesit – populli!- duan të dëgjojnë se ardhmëria do tu buzëqeshet pikërisht atyre, sepse çdo herë preferojnë të ndjehen si budallenj duke i mbështetur optimistët, sesa të del se kanë pasur të drejtë duke u besuar pesimistëve.
Atëherë, pse askush nga billbordet tona parazgjedhore nuk na buzëqeshet? Kur ti shihni ato posterë të mëdhenj dhe dritaret e vogla të internetit, numri më i madh i kandidatëve që na ofrohen, janë burra të mërrolur, me fytyra të hekurosura me foto-shop. Më së largu me buzëqeshjen ka shkuar Ace Kocevski, shpresa e vjetër- e re për kryetar komune i Velesit, goja e të cilit mu duk, shpresoj se me të drejtë, e hapur në mënyrën më optimiste nga të tjerët. Petre Shilegov si Mona Liza, me buzëqeshje të rezervuar në një “paralajmërim” optimist pokeri, sikur din diçka që ne më vonë do të kuptojmë. Konkurenti i tij Koce Trajanovski, me të vërtetë duket si hidraulik i veshur me kostume, i nisur në ndonjë tubim komemoracioni në të cilin Gruevski përsëri me optimizëm do t’i bind se punët vetëm përkohësisht duken të pashpresa, por të cilit në fytyrën e varur i shkruan se është i vetëdijshëm se të gjitha gypat e qytetit iu kanë zënë dhe se së shpejti, edhe ai, si Grujo, do të mbetet pa punë. Në fakt, me atë parullën e VMRO-DPMNE –“Çdo herë punë, çdo herë Maqedoni”, që është një tautologji e hatashme pesimiste! – edhe nuk mund të pritej t’u bie numri zgjedhor më optimist se numri i pa fat – 13.
Besa, dikush kishte thënë se edhe optimistët edhe pesimistët kanë kontribut të vet shoqëror: “Optimistët shpikën aeroplan, pesimistët, parashutë”. Pasi gjatë verës u ndërrua piloti në aeroplanin politik të Maqedonisë – ah, ky Zaevi, ky aviator që nxit optimizëm! – rriten pritjet se në këto zgjedhje lokale parashutat do t’u duhen vetëm atyre të cilët do ta shohin ardhmërinë me nostalgjinë e fuqisë së tyre të pamposhtur të mëparshme. Kjo është ajo koha e kaluar e ardhme, specialitet i frymës politike maqedonase, e cila e din se yjet shihen në errësirë të plotë.