Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet vendore do ta mbështesë Petre Shilegovin, kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM. Ali Ahmeti, dje në tubimin në Gazi Babë i ftoi mbështetësit e partisë së tij të votojnë për Shilegovin.
Në aspektin e bashkëpunimit me LSDM, Ahmeti tha se mbështetja do të jetë e ndërsjellë, në komunat në të cilat një nga partnerët e koalicionit nuk kanë shans për fitore. Ai theksoi se LSDM do të mbështesë kandidatët e BDI në qytetet me shumicë shqiptare.
“Kështu do të kontribuojmë për forcimin e pushtetit dhe do të jetë në interesin e të gjithë qytetarëve”, tha Ahmeti.
Lideri i LSDM, Zoran Zaev, gjithashtu, paralajmëroi se me BDI do të bëjnë koalicionin në më tepër komuna dhe do t’i mbështesin kandidatët e tyre që punojnë në interesin e qytetarëve.
“LSDM do të ketë kandidatë të vetë për kryetarë në komunat Kondovë, Likovë, Strugë dhe komuna tjera, në të cilat presim që edhe maqedonasit edhe shqiptarët të votojnë për kandidatët tonë, të cilët janë nga përkatësia etnike shqiptare”, tha Zaevi.