Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]D[/dropcap]isa ditë me radhë pranoj informata se si një pjesë e rrjetit tonë diplomatik punon fuqishëm në interes të dëmit tonë. Më tepër diplomatë maqedonas dhe personel tjetër diplomatik, zgjidhje kadrovike të pushtetit të kaluar, pothuajse TË GJITHË janë zgjidhje kadrovike të pushtetit të kaluar – jozyrtarisht dhe gjysmë – zyrtarisht përhapin përralla nëpër vendet në të cilat janë të dërguar që zyrtarisht ta përfaqësojnë Maqedoninë, se nuk duhet të shpejtohet me investime të huaja në vend, ose me mbështetje politike dhe tjera mbështetje për Qeverinë e Zaevit, sepse gjendja nuk është e qëndrueshme, sepse DPMNE në zgjedhjet vendore është e sigurt, dhe se më vonë do të pasojë shkatërrim i shpejtë i pushtetit të tanishëm, dalja në zgjedhje tëjashtëzakonshme parlamentare dhe kthimi triumfal i Grujos në Shampiten rreth Vardarit.
Nga ana tjetër, unë kam skenarë tjera të mundshme nëpër kokë: mendoj se është mjaftë e sigurte se DPMNE do t’i humbë zgjedhjet e ardhshme, para së gjithash, duke i falënderuar faktit që Gruevski ende është president i kësaj shoqate politike të pa-reformuar dhe të pa burgosur – kështu që, dëmi, nuk na lejon zgjedhje të gjerë, por të votojmë për cilin do kandidat të ofruar nga LSDM!
Për më tej, mendoj se shpejtë pas zgjedhjeve nuk do të jetë ai që do të kthehet në pushtet, por se një sërë ambasadorësh dhe laperë tjerë diplomatikë do të jenë ata që do të kthehen në atdhe, para se t’u skadojë mandati i rregullt për dëmtim plotësues të shtetit për të cilin janë paguar të punojnë. Dhe më thonë se për këtë, te kompetentët në Shkup, veç më ekziston listë jo dhe aq e vogël, dhe vazhdimisht zgjerohet, që mjaftë i ngroh zemrat e atyre që për çdo pozicion diplomatik të zbrazur befasisht, kanë nga tre kandidatë të ri të gatshëm, me të modestët vetë (veta e parë njëjës) në vendin e parë të propozimeve!
Në temë të ngjashme, para-diplomatike është edhe ajo për të cilën kam shkruar, ndërsa Aleksandar Dinevski me të drejtë na përkujtoi këto ditë: se pikërisht Viktor Orbani është njeriu me urdhrin e të cilit – nëse besohet në gjykimet në rastin “Spiun”! – një kohë të gjatë është spiunuar Maqedonia, gjë për të cilën ai, deri sa arrestoheshin njerëz nëpër Shkup, të dyshuar për spiunazh në interesin e Hungarisë, e fitoi titullin më të lartë nga presidenti i Maqedonisë, prof. d-r Fikusi. Pra, urdhëruesi i spiunëve hungarezë, i shoqëruar nga Janez Jansha – i gjykuar, ndërsa pak edhe e ka fjetur, në vendlindjen e tij Slloveni në dënimin me burg prej dy vite për marrje të ryshfetit, deri sa ishte kryeministër , nga një kompani industriale-ushtarake finlandeze – kanë ardhur në Ohër në tentim ti jepet legjitimitet Gruevskit në ditët e vështira politike për atë, dhe duhej pak ta presin, deri sa ky u vonohej rrugës nga dëgjimi në Njësinë e Shkupit, ku është i akuzuar për organizim të bandës për rrahje të kryetarit të komunës…
Porka mizëria, çfarë shoqërie e fuqishme ndërkombëtare, nuk dihet se cili prej cilit është laper më i madh! Po të kishim fat pardje që gjyqi tia kthente pasaportën Gruevskit, do të duheshte në mënyrë kolektive dhe mbipartiake ta lusim Orbanin, në kthim nga Ohri, ta merr Grujon me vete, dhe as në Budapest të mos ia shihnim më sytë!
Kështu, do të duhet të durohet edhe pak kjo llomotitje për “epokën e re”. Jetë e rëndë e Maqedonisë.