Epokë e re me fytyra të vjetra, ose prodhim i njëjtë me afat të skaduar. Parulla jo-inventive në kufirin mes komikes dhe morbides dhe ca fekale të ngjitura. Kjo është pasqyra e ditës së parë nga fushata parazgjedhoren për zgjedhjet vendore të caktuara për 15 tetor.
“E hapur, dhe komunë shërbyese për të gjithë” më tepër i ngjan parullës së ndonjë filmi me buxhet të ulët, të zhanrit të filmave për të rritur, sesa për fushatë politike serioze. Të pyetet njeriu nëse dikush qëllimisht tallet, kur i krijon këto parulla, ose, thjeshtë, kaq e kanë kapacitetin?
“Jetë në Butel, për të gjithë…” Sigurisht për të gjithë? E di se për banorët e Butelit kjo nuk është fare qesharake, duke e pasur parasysh perceptimin e tyre për komunën në të cilën jetojnë, dhe kjo është e vetmja gjë me rëndësi, sepse, në fund të ditës, ata e japin votën e tyre për ardhmërinë e komunës së tyre. Nga ana tjetër, kur të marrim parasysh se shpesh si votues paraqiten edhe persona të vdekur, pse të mos besojmë se në Butel me të vërtetë ka jetë për të gjithë?
“Shëndeti i qytetarëve në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të jetë prioritar”… Edhe shëndetin filluat ta ndani në mandate?
“Koce Shilegov” e filloi fushatën e tij, as më tepër, as më pak, në biçikletë. Njëri nga njëra, tjetri nga ana tjetër e qytetit. Jemi në pritje të arritjes dhe takimit të tyre diku në qendër të qytetit dhe i një lufte korrekte demokratike, si fisnikë të vërtetë, heronj të qytetit!
Nga debatet e ofruara në repertorin e mbrëmshëm, lajmi kryesor është se Marija Xhons nuk paska grim. Ja pse nuk meritojmë më tepër.
Shtabi i LSDM në aerodrom është lyer me fekale. Inventive, nuk ka fjalë!
Karposhi çdo herë është një hap para, dhe kësaj here do të mundësojë më tepër para për qytetarët! “ Buxheteve familjare të banorëve të Karposhit u kursejmë para përmes kartelës “Karposhi im”. Kjo kartelë do të ofrojë lirime për shfrytëzimin e shërbimeve në lokale të caktuara, restorante, kinema, biblioteka dhe institucione tjera në komunë”. Xingo le të plas nga zilia ndaj atyre të Karposhit! Lyoness, a dëgjohemi?
Ohri dhe Manastiri u pushtuan, “15 shtatori” legjendar shkëlqyeshëm harmonizohet me klithjen aktuale për 15 shtator. Edhe numërimet në stilin e Vllatko Gjorçevit, janë dezha vu…I njëjtë produkt, për paketim të ri, me afat të skaduar.
Mos bëni panik, shtrihuni mirë dhe me buzëqeshje të gjerë pritni “Epokën e re”, të rrjeteve të rindërtuara të kanalizimit dhe të ujësjellësit, të cilat u lënë pa ujë së paku katër herë në javë, rrugë që shpesh nuk çojnë askund, ajër të pastër, por- pasnesër, dhe me siguri, zgjidhja e çështjes më të madhe jetësore në Maqedoni, kush është patrioti më i madh: pula, ose veza?
Maja Ivanovska