Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]jëqind ditët e Qeverisë së re, ishin, dhe kaluan, u kryen të gjitha analizat e thella dhe nga pak solide, nga kjo u nxjerrën përfundime përkatëse dhe u dhanë drejtime dhe prognoza se si do të zhvillohen më tej punët në Maqedoni. Opozita thotë se çdo gjë është katastrofë, Qeveria thotë se ata janë katastrofë, ndërsa opinioni thotë se më tepër i beson Katës, e cila ende nuk mundet ta këndojë strofën të cilën e presim të gjithë.
Por, si është, në fakt, gjendja me mendjen e Zaevit pas disa muaj në pushtet?
Nuk duhet të harrohet se ai është i vetmi që është në pozitë superiore, i cili së paku një pjesë nga sasia e bisedave të përgjuara tani mundet ta hulumtojë konkretisht, me pamje në gjendjet dhe aktivitetet reale për të cilat flitet nëpër ato regjistrime digjitale, të dëgjuara nga vetë ai. Kjo për ne ndoshta tingëllon sikur të kërkohet gjilpërë në kashtë, por ai e ka “metal -detektorin” për zbulimin e gjilpërave në mullarët të ndryshëm me kashtë. Pyetja është se cilin “mullar” do të shpreh dëshirë ta kontrollojë dhe çfarë do të bëjë me “gjilpërat” kur t’i gjejë? Në atë rrugëtim ka sfida, disa të natyrës fitimprurëse, disa nga ajo private dhe shumë të natyrës politike.
Nga ana tjetër, nëse deri tani nuk e ka pasur të qartë, Zaevi me siguri tani fillon me shpejtësi të kuptojë se në politikën ndërkombëtare nuk ka “darka falas”, respektivisht, mbështetje pa kthim! Kudo që paraqitej në skenën ndërkombëtare në tre muajt e fundit, qoftë në Njujork, në Tubimin vjetor të KB, i shtronin qilim të kuq, dhe jozyrtarisht u shpall si befasia më pozitive nga rajoni i Ballkanit, si “freski” lideri që moti nuk është ndjerë.
Bukur. Sa do të na kushtojë e gjithë kjo? Në çdo derë në të cilën trokiti, në mënyrë të hapur i tregojnë se nga Maqedonia priten reforma të shpejta, thelbësore dhe cilësore. Nuk e ka të qartë se, duke e marrë parasysh vendin e shkatërruar që e gjeti kur u kthye, madje edhe nëse çdo gjë tjetër bën si duhet, ndonjë nga ato tre pritje nuk do të mundet ta realizojë, ose do të përcaktohet për reforma të shpejta por sipërfaqësore, cilësia e të cilave do të jetë problematike, ose, do të jetë thelbësor, por i ngadalshëm, e për cilësinë mbetet të shohim, ose, do ta harrojë cilësinë, dhe do të zhytet thellë dhe shpejtë në reformimin e çdo gjëje që mund të reformohet, e për tjerat do të mendojë më vonë.
Kështu disi, Zaevi sillet edhe politikisht, sikur i “tymon” pak nga koka: me dëshirë që proceset të mos varen personalisht nga ai, që në fakt është qasje e emancipuar politike, por llogaria do t’i dorëzohet personalisht atij. Është mirë të jesh i rrethuar me ekspertë në debate publike, mirëpo udhëheqja politike nënkupton që edhe vetë ti përlyesh duart, të shtysh, të ngresh zërin, të trokasësh mbi tavolinë në kohë të duhur, se askush tjetër nuk do ta bartë rrezikun dhe përgjegjësinë për vendimet për reforma, ashtu si do ta bënte lideri. Prandaj, koha për fjalime së shpejti do të skadojë, ndërsa ata nga fundi i qilimave të kuq, si dhe opinioni më i gjerë i Maqedonisë, do të kërkojnë llogari për shpejtësinë, cilësinë dhe tërësinë e reformave.
Sepse, ne vërejmë, se kur diçka dëshirohet, se disa gjëra kanë mundur të bëhen më me efikasitet dhe më tërësishëm. Për shembull, edhe Bajrush Sejdiu dhe Agim Krasinqi u gjetën në liri, disi pikërisht para zgjedhjeve. Çfarë prioriteti i madh shtetëror na qe ky? Ose dikush ia turbullon mendjen Zaevit, siç nga Grujo në fund bënë “patate të zier”?