Zgjedhjet lokale të shpallura për datën 15 tetor, do të jenë të ndërlikuara. Ato janë testim për partitë politike dhe për administratën shtetërore, sa janë të përgatitura për implementimin e procesit korrekt dhe demokratik zgjedhor, vlerësuan analistët dhe ekspertët në konferencën “Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë”, të cilën sot e organizoi CIVIL -Qendra për Liri.
Ekspertë dhe analistë të lartë, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë qytetare, erdhën në përfundim se, duke i pasur parasysh përvojat e deritanishme të mosndëshkimit të kryesve të parregullsive zgjedhore, siç thanë disa nga ata, dyshohet nëse edhe më tej “padrejtësia” do të jetë e ”drejtë” në Maqedoni.
Ambasadori gjerman Tomas Gerberih, në adresimin e tij në fillimin e konferencës, e theksoi mbështetjen e Gjermanisë për reformat që i zbaton Qeveria e Maqedonisë, si dhe mbështetjen për Civilin gjatë disa viteve të kaluara.
“Procesi i zgjedhjeve vendore është parakusht i rëndësishëm. Të gjitha trupat publikë dihet të punojnë në interes publik, të respektohet ligji. Vendimet duhet të jenë të parashikueshme, ndërsa të drejtat fundamentale duhet të rivendosen. Duhet të bëhen ndryshime. Me raportet tuaja të fundit, u vërtetua se ka parregullsi në Listën e Votuesve. Lufta kundër korrupsionit dhe praktika e përgjegjësisë, paraqesin segment shumë të rëndësishëm në procesin aktual zgjedhor. Për parregullsitë duhet të pasojnë sanksione. Edhe kjo praktikë, duhet të fillojë në zgjedhjet vendore, ato janë momenti për fillim të ri”, porositi Ambasadori Gerberih.
Sipas Kris Hensho, drejtorit të Institutit Nacional Demokratik, duhet të punohet shumë, që demokracia në një shoqëri të mbijetojë, ndërsa zgjedhjet janë bazë e demokracisë.
“Që të kemi zgjedhje të mira, nevojiten njerëz të mirë që do ta kryejnë punën e tyre. Njerëzit duhet të dalin dhe të votojnë, por vetëm një herë. Është e nevojshme që partitë politike të zbatojnë fushatë në kornizat e ligjit. Nevojiten edhe shërbyes zgjedhor, që do ta kryejnë punën pa keqpërdorime të resurseve shtetërore, dhe atë nga fillimi, deri në fund të procesit zgjedhor”, theksoi Hensho.
“Shkelja e rregullores zgjedhore do të vazhdojë edhe më tej. Mirëpo, thelbi i problemit qëndron diku tjetër, në realizimin e lirisë së zgjedhjes, si shtyllë e konceptit për përmbushjen e të drejtave të njeriut. Prandaj, duhet të punojmë në termin – liria e zgjedhjes”, tha profesoresha Mirjana Najçevska.
“Nuk duhet të lejohet që mediat përsëri të bëhen mjet i pushtetit. Duhet të sillen në mënyrë kritike ndaj punës së pushtetit edhe në nivel lokal, edhe në nivel qendror”, porositi Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale.
“Zgjedhjet do të tregojnë se cilin drejtim do ta marrin më tej partitë në Maqedoni. Nëse ndodh ndonjë formë e dështimit, jo vetëm se do të largohet Gruevski nga partia, por edhe do të vjen deri te progresi reformist, të cilin e nisi krahu reformist në VMRO – DPMNE”, vlerësoi analisti Sasho Ordanoski, anëtar i Bordit të Ekspertëve të Civilit.
“Me rëndësi është financimi transparent i fushatës zgjedhore, pa para nga shteti, komunat, ndërmarrjet publike dhe institucionet. Gjithashtu, nevojiten raporte publike dhe transparente nga radiodifuzorët dhe mediat e shkruara”, rekomandoi ekspertja juridike, Sandra Gavrillovska, anëtare e Bordit të Ekspertëve të Civilit.
“Në proceset zgjedhore është i pranishëm korrupsioni. Ky është niveli më i ulët i keqpërdorimeve zgjedhore. Paraqiten njerëz me çanta dhe një ditë para votimeve, u japin votuesve nga 10, 20, 50 euro, sidomos në mjedise ku ka persona me probleme sociale”, tregoi Dragan Malinovski, ekspert juridik, anëtar i mëparshëm i Komisionit Anti- korrupsion.
“Pres që çdo institucion të merr obligimin dhe të zbatohen rekomandimet e OSBE dhe ODIHR. Kemi lëndim të kritereve të Kopenhagës, ndërsa, që këto zgjedhje të jenë korrekte dhe demokratike, duhet të plotësohen të gjitha parakushtet”, tha eksperti i Civilit, Aleksandar Novakovski, presidenti i mëparshëm i KSHZ.
“Kërkoj të respektohet ligji. Duhet ta ndjekim sjelljen e KSHZ dhe të gjitha organeve që i zbatojnë zgjedhjet, syhapur dhe me vrull, dhe me rol të rëndësishëm dhe nën kompetenca të sektorit qytetar dhe të mediave”, tha profesori, d-r Osman Kadriu.
“Pavarësisht nga ratifikimi i Konventës për të drejtat e personave me pengesa në zhvillim, nga viti 2011, në Maqedoni këta qytetarë ende janë të diskriminuar. Kushtetuta u jep të drejta të gjithë qytetarëve, përveç këtyre personave, nga të cilët është marrë aftësia vepruese. Pasi t’u merret aftësia vepruese, këta njerëz shlyhen nga Lista e Votuesve. Në disa vende nga RSFJ e mëparshme këtyre personave u është dhënë e drejta e votimit”, tha Bllagica Dimitrovska, liderja e organizatës qytetare “Inkluziva”.
Xhabir Deralla, presidenti i Civilit, apeloi deri te qytetaret dhe qytetarët t’i paraqesin të gjitha parregullsitë e regjistruara gjatë procesit zgjedhor. Ai ishte i vendosur në porosinë e tij “Civili ka zero tolerancë për parregullsi zgjedhore! Si organizatë për të drejtat e njeriut, premtojmë se për çdo ditë do të publikojmë raporte nga terreni dhe do të kërkojmë nga institucionet të marrin masa, menjëherë! Presim se do të kemi zgjedhje të ndërlikuara, fushatë të pistë, dhe gjysmën e parë të ditës zgjedhore, të qetë, për më vonë do të shohim”, theksoi Deralla.
Konferenca e sotme është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë”, i mbështetur nga Ministria Federale për punë të jashtme, e Republikës Federale të Gjermanisë.
Monika Taleska
Foto: Biljana Jordanovska