Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]V[/dropcap]rapimi andej -këndej i Gruevskit nëpër mediat në gjuhën shqipe gjatë javës së fundit, që t’u thotë bashkëqytetarëve tonë Shqiptarë se sa i respekton dhe sa është kujdesur për ata, mua më tregon se edhe të dhënat nga hulumtimet e opinionit publik të cilat i bën VMRO – DPMNE në mënyrë interne – përkundër budallallëqeve që i publikojnë nga ca institute “ pavellshatevësh” , me siguri u tregojnë se koalicioni mes LSDM dhe BDI, atje ku do ta bëjnë, në këto zgjedhje vendore qysh në rrethin e parë do të jetë vendimtare për kandidatët e VMRO-DPMNE në mjediset e përziera etnike të votuesve, dhe se në ato vende ku nuk ka mjaftë popullsi shqiptare, votat e tyre të numëruara, megjithatë, do të shkojnë në llogari të LSDM.
DPMNE gjendet në një situatë klasike skizofrene: para votuesve të vet maqedonas, shqiptarët i trajton si ‘’shiptari’’, ndërsa, kur para zgjedhjeve, u drejtohet shqiptarëve – sikur ata jetojnë në ndonjë publik tjetër, të izoluar, me veshë të mbyllur dhe sy të mbuluar për atë se kush, si dhe çfarë flet dhe bën për ata – dëshiron të paraqitet si parti tolerante dhe pragmatike për të cilën, ja, nuk ka nevojë të votohet, mirëpo së paku të përmbahen nga votimi për LSDM!
Gruevski mendon se nëse këtë ua shpjegon ngadalë, bukur, shikuesve televiziv shqiptarë, ata në mënyrë të drejtë do të kuptojnë se nuk ka asgjë kundër-shqiptare te ai dhe te partia e tij në atë që LSDM ua paraqet maqedonasve si formacion tradhtar etnik, që në zgjedhjet vendos për kandidat edhe persona si i gjykuari i Hagës dhe kriminelin e luftës Johan Tarçullovski, që ndryshimet në Ligjin për gjuhë i paraqet si ditën e gjykimit për maqedonizmin, që rrezikun nga migrantët vazhdimisht e përzien me histeri të qetë kundër muslimanëve, etj.
Nuk e di se çfarë pret Gruevski nga Shqiptarët? Ndoshta duhet të provojë edhe më ngadalë t’u spjegojë, si të jenë persona intelektualisht të penguar, dhe kështu dikush me të vërtetë ti besojë: …U- në, jam, Gru-e-vskiiiiii, dhe shuuuuumëëëë iii vlerësooooooooj shqiptaaaarëëëëët…
VMRO është parti klasike nacionaliste maqedonase – edhe në të vjetrën, edhe në “epokën e re” – dhe këtu nuk ka asgjë diskutabile. Çka do që të thotë kjo për përcaktimet e tyre të ndryshme konzervative demokristiane ose nevoja tjera vlerësuese dhe ideologjike, atje për një gjë asnjëherë nuk ka pasur dilema të mëdha – se “Shiptarite” konsiderohen si një e “keqe e domosdoshme” në Ballkan, dhe se për ata në Maqedonii çdo herë do të preferojnë status dytësor, dhe jo të barabartë me Maqedonasit. Kjo është. Për këtë arsye VMRO-DPMNE pranon mbështetje të caktuar nga maqedonasit, herë më të madhe e herë më të vogël, varësisht se sa vjedhin kur janë në pushtet. Radhën e kaluar e tepruan, kështu që janë në opozitë.
Sipas kësaj, Grujo nuk e ka ndërmend të bind asnjë shqiptar të votojë për VMRO -DPMNE në zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai vetëm tenton që sa më tepër t’i anestetizojë, t’i hutojë, t’i pasivizojë, që sa më pak nga ata të dalin në votime. Kur janë shqiptarët në pyetje, për Gruevskin, DALJA është problem, asgjë më pak dhe asgjë më tepër.
Në zgjedhjet lokale hapin vendimtar do ta kenë votuesit shqiptarë. Për çfarë Maqedonie (lokale) ata do të vendosin të votojnë, ose, fare të mos votojnë.