Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]E[/dropcap] dëgjoj deklaratën cinike të djeshme – kushedi cila me radhë – të ministrit serb për punë të jashtme Daçiq, të dhënë në një tubim ndërkombëtar në Bled, se “Serbia shpreson që do të bëhet anëtare e BE para se të rrënohet blloku” dhe se “ne (Serbët) ose do të bëhemi anëtare e Bashkimit ose BE do të bashkohet me ne”. Dhe mandej pason tirada për qasjen e padrejtë të BE ndaj Ballkanit, për standardet e dyfishta të Brukselit, me konkluzë se fitohet përshtypja që “Ballkani asnjëherë nuk do të hyjë në BE”.
Kjo mi kthen mendimet te kriza e mëhershme 24 orëshe diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbirë, për të cilën edhe sot askush me siguri nuk mund të tregojë se nga cilat arsye u shkaktua nga ana serbe.
Në realitetin evropian, po edhe atë botëror, realitet i pasigurisë së vazhdueshme dhe i stresit ditor gjeo-polititk, Serbia dhe Maqedonia janë si dy brigje të kundërta të një lumi të turbullt dhe të shpejtë. Ata për momentin bëjnë politikë veçanërisht të ndryshme: basti i Serbisë është se projekti i BE dhe NATO, në afat të mesëm, nuk do të mbijetojë; shpresa e maqedonis – dhe nevoja elementare – është se do të mbijetojë. Duke u gjetur në periferinë e strukturave euro-atlantike, dhe me përvoj të përjetuar të një dezintegrimi të vështirë jugosllav, vështrimi i tillë, plotësisht i ndryshëm nga e ardhmja, përcakton një numr të madh të veprimeve të pushteteve aktuale në Beograd dhe në Shkup: Serbia i zgjedh Rusinë dhe Putinin, si apostuj kryesorë të mendimit kundër – perëndimor dhe aksionit të Kontinentit të vjetër, në Maqedoni këto forca janë, së paku përkohësisht, të mundura, me përcaktimin për aleancë afatgjate me Perëndimin, si formulë për modelin maqedonas të mbijetmit në demokracinë tonë multitnike dhe multifetare. As në Beograd, as në Shkup, elitat vendore politike nuk janë të bashkuara rreth këtre qëndrimeve, kështu që forcat e modernes dhe retrogrades – sido që do ti definojmë këto pozita – janë në lufta dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme të ndërsjella politike.
Prandaj edhe nuk mund të pritet se mes Zaevt dhe Vuçiqit do të ketë simpati të sinqertë dhe bashkëpunim të frytshëm, mirëpo në marrëdhëniet e ndërsjella ndërshtetërore do të vazhdojë të mbizotërojë taktizimi ditor politik, pak përmes platformave zyrtare, dhe më tepër përmes vërshimeve tabloide dhe kuzhinave të shërbimeve të palodhsme (kriminale) të inteligjencës.
Mirëpo, po hyri (edhe) Maqedonia në NATO – në atë sistem sigurie që,supozohet se vetëm sa nuk është shkatërruar – Serbia do të mbetet edhe më e vetmuar me botëkuptimin e vet për ardhmërinë në Ballkan. Kjo vetmi në Serbi ngjall shqetësim dhe frikë të vazhduar për të ardhmen, dhe këto nuk janë rrethana të mira për bërjen e politikër racionale fqinjësore. Dua të them, këtu do të ketë ende komplikime dhe kthesa të paparashikueshme, ashtu si lumenjtë e shpejtë pafundsisht e rrotullojnë ujin e turbullt mes dy brigjeve të shtratit të njëjtë të lumit. Në këtë kuptim, nuk është pyetja nëse, por, se kur do të ndodh mosmarrëveshja e radhës.