Komisioni komunal zgjedhor në Bosillovë informoi se 19 vendvotimet janë të hapura me kohë, në ora 7 të mëngjesit.
Nga KKZ informojnë se është herët të flitet për daljen. Në fletëvotimin e referendumit, qytetaret dhe qytetarët do të deklarohen për dy pyetje, nëse janë “për” ose “kundër” hapjes së minierës për bakër dhe ari – Illovicëdhe nëse janë “për” ose “kundër” hapjes së gërmimit të metaleve ose minierës për metale.
Në listën e votuesve janë të regjistruar 12,301 votues të Komunës Bosillovë, ndërsa për referendum të suksesshëm nevojiten 6.151 vota.
CIVIL –Qendra për Liri sot gjendet në terren me dy ekipe vëzhguese dhe do ta informojë opinionin për rrjedhën e referebdumit.