Qytetaret dhe qytetarët e Komunës së Dojranit thanë JO për hapjen e minierave në territorin e komunës.
Me dalje prej 51,22% nga votuesit e regjistruar, gjegjësisht, 1.407 qytetarl, vendimi i shumicës nga ata që u deklaruan në referendumin e sotëm është të mos lejohet hapja e minierave në komunën e tyre. Nga ata, 1.340 janë deklaruar me JO, 18 fletëvotime ishin të pavlefshme, ndërsa PËR janë dekëlaruar 49 votues.
Për disa minuta presim rezultatet edhe për pyetjen e parë të referendumit për minierën Kazandoll.