• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Marku: Dibra mbytet në mbeturina!

July 21, 2017
in Uncategorized
Marku: Dibra mbytet në mbeturina!
Share on FacebookShare on Twitter

As Dibra nuk u kursye nga problemi me ruajtjen e mbeturinave. Deponia është problem i përditshëm i banorëve, posaçërisht për shkak të afërsisë saj deri te qyteti. Moskujdesi i Komunës dhe i Ndërmarrjes Publike Komunale “Standard” i rrezikon për çdo ditë qytetarët, e rrezikon mjedisin jetësor dhe ndikon në ndotjen e ajrit.

“Problemi me deponinë në Dibër është problem aktiv në 3-4 vitet e fundit, gjegjësisht, nga momenti kur Ruzhdi Lata u bë prefekt. Si rezultat i paaftësisë së tij dhe të punësuarve në Ndërmarrjen Publike Komunale “Standard”…Sinqerisht, ky problem ka ekzistuar çdo herë, mirëpo, përnjëherë, u bë shumë i dukshëm për shkak të marrëveshjes së ndërsjellë të prefektit me NPK “Standard” dhe mbeturinat nga Rostushja i hedhin në deponinë tonë.”, deklaroi për CIVIL Media Bardhyl Marku, ekologjist dhe presidenti i mëparshëm i shoqatës ekologjike “Desha”, Dibër.

Deponia e rrezikon edhe shëndetin e banorëve të Dibrës, sepse gjendet në afërsi të madhe të qytetit, ndërsa sipas Markut, kushtet për jetë të disa familjeve të varfra që jetojnë në afërsi, janë në gjendje të mjerueshme.

“ Në deponi hidhet çdo gjë, nga mbeturinat ndërtimore, mbeturina organike nga amvisëritë, mbeturine industriale (nga fabrika “Knauf Radika”, mbeturina të rrezikshme nga Qendra Shëndetësore në Dibër, mbeturina nga kafshë të ngordhura, si dhe eshtra nga mishtoret. Deponia nuk ka as shërbim të rojes, as përgjegjës, së paku gjatë ditës dikush të kujdeset ose t’i rrafshojë mbeturinat”, tha Marku.

Marku theksoi  se deponia nuk është problemi i vetëm në Dibër, por, për shkak të pozitës gjeografike, asnjë nga problemet sikur nuk janë në interesin e organeve kompetente.

Biljana Jordanovska

Tags: Bardhyl MarkudeponiDibërmbeturinandotjeNKP “Standard”Ruzhdi Lata
Next Post
Revokohet titulli “Artist Kombëtar”?

Revokohet titulli “Artist Kombëtar”?

177 të vdekur dhe 500 të lënduar nga minat nga ndeshjet luftarake!

177 të vdekur dhe 500 të lënduar nga minat nga ndeshjet luftarake!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom