Sulmi mbi gazetarët e TV Shenja në Komunën e Çairit nga simpatizuesit e BDI më 18 korrik, ka nxitur reagime të ashpra në opinion.
Sot, Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) doli me kumtesë me të cilën e dënoi ngjarjen në të cilën ishte e rrezikuar siguria e ekipit të gazetarëve të TV Shenja.
“Siguria e gazetarëve duhet të çlirohet nga kërcënime dhe presione të çdo lloji, ndërsa shteti, në pajtim me nenin 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse e të gjitha masave aktive me qëllim të krijohet dhe mirëmbahet klimë e pranueshme për lirinë e shprehjes. Përkujtojmë se kjo përgjegjësi del edhe nga rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës rreth mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve dhe aktorëve tjerë të mediave”, thuhet në kumtesën e Këshillit për Etikë në mediat.
CIVIL –Qendra për Lirie dënoi ashpër dhunën verbale dhe u bëri thirrje institucioneve dhe partive të kenë respekt ndaj punës së gazetarëve.