Numri i madh i kumtesave dhe raporteve, si dhe numri edhe më i madh i aktiviteteve të cilat i realizoi CIVIL-Qendra për Liri gjatë muajit maj, si në Shkup, ashtu edhe në qytetet tjera të Maqedonisë, nxitën interes te mediat tradicionale, rajonale dhe lokale, dhe edhe më tepër te Internet mediat.
Në fillimin e majit, zyret e Civilit u thyen dhe plaçkitën dhunshëm, dhe u vjedh një pjesë e madha nga pajisja kompjuterike, foto dhe audio, me të cilat dispononte Civili. Rasti u paraqit menjëherë në polici, mirëpo, edhe pse mediat treguan solidaritet dhe e informuan opinionin për problemin me të cilin u ballafaqua Civili, rasti ende nuk është i zbardhur.
Kanal 77, Fokus, Reporter, 10bez10, Plus Info, Slloboden peçat, Radio Mof, Libertas, Portalb, Bota Sot, Telegrafi, Ina-online, janë pjesë nga mediat të cilat shkruanin për zyret e plaçkitura të Civilit, ngjarje që ngriti shumë pyetje në opinion për motivin e vjedhjes.
Pavarësisht nga dëmi i madh, Civili vazhdoi me aktivitetet e veta në korniza të projektit “Shoqëria pa kufij”. Promovimi i “Kartës Qytetare” në Tetovë nxiti interes të madh te Tetovarët. Mediat lokale Uskana, TV Art dhe Tetova Sot informuan për vizitën e Civilit në qytetin e tyre.
Më 5 maj të këtij viti, u shënuan dy vite nga fillimi i protestave të mëdha, si rezultat i materialeve të përgjuara për fshehjen e vrasjes makabre të Martin Neshkovskit në vitin 2011. Me këtë rast, Civili botoi kumtesë “Dy vite rezistencë qytetare, përgjegjësit për brutalitetin janë ende në liri”. Kumtesën e transmetuan Pozitiv, Slloboden peçat, Libertas, Llokallno, Reporter, Lajmpress, Telegrafi, Tetova Sot.
Edhe video materiali i CIVIL Media, në të cilin është regjistruar një nga sulmuesit e deputetit Ziadin Sela në Kuvend, si një nga “mbrojtësit” e Gjykatës Kushtetuese, kur vendosej ligji për amnistim, nxiti interes te mediat: Pozitiv, Fokus, Reporter, Makfaks, Libertas, Nova TV, Telegrafi, Lajmpress.
Në maj u shënuan dy vite nga 9 maji i përgjakshëm në vitin 2015, kur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, e humbën jetën tetë përkatës të strukturave të sigurisë. Me kumtesë për opinionin “Rroftë 9 maji”, Civili bëri thirrje për përgjegjësi të institucioneve, Plus Info, Radio Mof, Slloboden peçat…, janë disa nga mediat që e transmetuan kumtesën.
Transparentet në të cilat implikohen kërcënime për vdekjen e Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës, që ishin të vërejtura në protestat e iniciativës “ Për Maqedoni të përbashkët”, ishin të dënuara nga Civili. Kumtesa “ Klika fashisoide duhet të përgjigjet për thirrjet për vrasje dhe dhunë ekstreme politike!”, e transmetuan mediat Libertas, Plus Info, Reporter, Portalb, Ina –online, Almakos, Lajmpress.
Në muajin maj, projekti “Shoqëria pa kufij” u promovua edhe në Shtip. Mediat lokale TV Iris dhe TV Star ishin prezente në konferencën për shtyp të Civilit në të cilën u prezantua projekti. Perveç Shtipit, Civili e vizitoi edhe Kavadarin dhe e promovoi projektin, përmes info-stendës dhe takimeve dhe bisedave me qytetarët…
Në ueb faqet e Civilit u publikuan fotografi ekskluzive nga sulmi i deputetit Sela më 27 prill në Kuvend. Fotografitë që dëshmojnë për dhunën makabre nga mbështetësit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, kanë nxitur interes të madh te mediat: Reporter, Taratur, Libertas, Toçka, MKD, Llokallno, Brif, Plus info, Nova TV, Standard, Fokus, Ballkanweb, Oranews, Albeu, Antpress, Almakos, Portalb, Bota Sot, Ina –online, Gazetaexpress.
Përmbajtjet mediatike Civili i boton në ueb faqet e veta në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Të gjitha përmbajtjet mund të merren dhe të shpërndahen me thesim të burimit.