“Prefektja në largim, Teuta Arifi, gjatë fushatës parazgjedhore paralajmëroi se mjedisi i pastër jetësor, dhe me këtë edhe dislokimi i deponisë së paligjshme në Tetovë do të jenë prioritet i administratës së saj. Për fat të keq, katër vite më vonë, deponia ende e helmon Tetovën dhe ende nuk është gjetur zgjidhje”, thotë Arianit Xhaferi nga organizata joqeveritare “Eco Guerilla” në bisedën për CIVIL Media.
“Për deponinë duhet të marrin përgjegjësi disa persona, jo vetëm nga pushteti në largim, por edhe nga pushteti i mëparshëm. Të gjithë ata, prefektë dhe të përzgjedhur të qytetarëve, duhet të kenë përgjegjësi poara ligjit për deponinë. Si organizatë, ne jemi deklaruar se pas “Jugohromit” si ndotësi më i madh në rajonin e Pollogut, pushteti lokal duhet të merret me punë që të kontribuojë për uljen e mëtutjeshme të ndotjes, por për fat të keq, nga pushteti komunal deri tani nuk ka pasë qëndrim të ngjashëm”, është i vendosur aktivisti Xhaferi.
Ai theksoi se në deponinë e paligjshme hidhen mbeturina të ndryshme, me bakterie prej më të ndryshmeve dhe shkaktues të mundshëm të sëmundjeve.
“Deponia e paligjhshme gjendet në hyrjen e qytetit, në të njëjtin vend ku gjendet fabrika për prodhimin e bukës dhe prodhimeve të ngjashme, në afërsi të tregut, dy shoping qendrave dhe një çerdheje! Është shumë lehtë të shihet se ato sëmudnje dhe bakterie përhapen nga shpezët, insektet dhe kafshët tjera”,theksoi Xhaferi.
Para një periudhe të caktuar, në intervistë për CIVIL Media, Xhaferi theksoi se qytetarët duhet të krijojnë presion politik mbi politikanët ose mbi të përzgjedhurit e tyre, me qëllim që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merret parasysh në vendimmarjet.
“Njerëzit duhet ta dinë se ata duhet të jenë ata që vendosin, e jo politikanët. Ne i zgjedhim politikanët, votojmë për politikanët, por në fund, kur i zgjedhim, i zgjedhim që të na shërbejnë. Nuk zgjedhim mbretër të cilët duhet të na sundojnë, ndërsa ne duhet t’u paguajmë taksa, tatime..Ne jemi ata që i lartësojmë, ne jemi ata që i ulim!”, porositi Arianit Xhaferi nga “Eco guerilla” e Tetovës.
Nga Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës, para disa muaj paralajmëruan se deri në fund të muajit mars deponia do të pastrohet, se mbeturinat do të mblidhen në kontejnerë të posaçëm jashtë qytetit, deri në ndërtimin e objektit modern në të cilin do të shkarkohet dhe reciklohen nmbeturinat e Tetovës, por me mija tonelata mbeturina edhe në muajt e findit hihen në hyrjen e Tetovës.
Vjeshtën e kaluar, me interpretim në deponinë e Tetovës, edhe muzikantë protestuan kundër ndotjes ekstreme të ajrit në Tetovë, pasi që tre herë me radhë, ishin matur vlerat për ajrin e ndotur – dhjetë herë më të larta nga kufiri maksimal i lejuar!
Në organizim të Eco Guerilla, dy muzikantë me maska në fytyrë, para publikut me maska, në mes të deponisë e interpretuan Suitën “Air” të Bahut, duke kërkuar në mënyrë simbolike ajër më të pastër për qytetarët e Tetovës. Atëherë mediat shpallën se tetovarët gjatë vitit të kaluar, vetëm 46 ditë kanë jetuar në kushte normale në aspektin e ndotjes së ajrit, ndërsa, madje 231 ditë, ndotja e ajrit ka qenë mbi maksimalen e lejuar, me “mesatare të zezë” prej 107,9 mikrogramë të PM – thërrimeve në një metër kub.
Dehran Muratov
Foto: Marija Tegovska